Porto Palermo është një gji në bregdetin e Jonit. Më herët është quajtur Gjiri i Panormos. Ndodhet në krahun e djathtë të rrugës automobilistike Vlorë-Sarandë, 8 km në jug të Himarës. Në të ndodhet edhe kalaja trekëndore e Ali Pash Tepelenës, që përmban në vetvete dhe një legjendë: Flitet se kalaja e Porto Palermos u ngrit nga Ali Pashai posaçërisht si dhuratë për Vasiliqinë e tij.

Sot, besimtarët janë të shumtë. Ata vijnë, ndezin qirinj, hedhin monedha në arkën e kishës dhe largohen me shpresën se, ky gjest do t’u shpërblehet në jetën e përditshme. Në këtë Park të vogël Natyror Detar, vijnë edhe shumë vizitorë të huaj që i shtyjnë bukuria natyrore dhe vetë intriga historike e kalasë. Është një mrekulli natyrore dhe historike.

Burimi:KultPlus.com / Përgatiti për ALVA – Enrieta Doçi

Artikulli paraprakKështjella e Persqopit fare pranë Tiranës 
Artikulli tjetërKadri Roshi “Kolosi i skenës shqiptare”- “Nderi i Kombit”