Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, ka falenderuar komunitetin shqiptar në Kroaci për kontributin e tyre për atdheun e saj, në kohën kur Kroacia ishte në luftë me Serbinë. 

“Ishim fjalë për fjalë vëllezër në armë, para se të bashkoheshim në NATO në vitin 2009. Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe më besoni, Kroacia nuk do ta harrojë atë”, tha Grabar Kitaroviç. Ajo ka thënë se Shqipëria ishte mike e Kroacisë, atëherë kur miqtë ishin të paktë.

Burimi:http://www.insajderi.com/ Express/ Përshtati për ALVA:M. P.