“Ju jeni të jashtëzakonshëm” ishin fjalët përmbyllëse të liderit biznesmenit të suksesshëm Vasil Naçi drejtuar mijëra pjesëmarrësve  që morën pjesë në eventin e zhvilluar tashmë për të katërtin vit radhazi në Tiranë, “Rruga drejt Suksesit”, organizuar nga Agna Lidership Academy, On time concept.

Lideri Naçi unik në modelin e tij frymëzues në Shqipëri dhe Ballkan ka bërë që tashmë ndër vite mijëra pjesëmarrës të angazhohen me fokusin për tu argëtuar dhe të marrin maksimumin nga trajnimi i tij. Një trajnim i ideuar për të ndihmuar shqiptarët të arrijnë më shumë si në planin personal dhe atë profesional të jenë dhe të suksesshëm. U dhuruan shumë këshilla zemre, që thelbin e kishin se termi sukses ka të bëjë si të shfrytëzosh të gjithë potencialin tënd, duke marrë maksimumin e kënaqësisë nga jeta.

Të ftuarit gjithashtu me fjalimet e tyre sollën atë çfarë do ishte harmonia gjithpërshirëse e temave sipas këndvështrimeve, përjetimeve dhe studimeve të tyre personale.

Mirela Sula lidere dhe biznesmene e suksesshme tashmë në rang ndërkombëtar theksoi rolin e z. Naçi një model shqiptar për tu vlerësuar për kontributin e tij me këtë event për të frymëzuar shqiptarët drejt mendimit pozitiv.

Sheki Useini me metodën dhe udhëzimet e tij rreth meditimit bëri tashmë më tej të kuptohet koncepti meditimit.

Profesor Hetem Ramadani u fokusua në rëndësinë që ka mënyra e të ushqyerit për shëndetin tonë.

Ndër të tjera u theksua fakti se e sotmja ka shumë rëndësi. Kushdo që mendon dhe edukohet me pozitivitet dhe di ta përdori atë çdo ditë duke përshpejtuar edhe suksesin e tij.

Faleminderit Vasil Naçi që i mundëson njerëzve të kenë modele shqiptare frymëzimi të mendojnë se munden, të jenë pozitivë është diçka e realizueshme, dhe më e mira vjen kur ti gjithashtu e do më të mirën për tjetrin sikurse edhe për veten, për të jetuar me sfida pozitive duke menduar problemin si dhuratë.

Mirënjohje gjithashtu familjes Naçi, prindërve të z. Vasil, znj. Marta, fëmijëve të tij, Eglent Bici, Alma, stafit e shumë të tjerë. Mirënjohje sepse çdo pjesëmarrës e përjetoi magjinë e të qenurit i jashtëzakonshëm nga një i jashtëzakonshëm. Vasil Naçi theu tabunë, na mësoi se sot në vitin 2019 tabutë nuk duhet të ekzistojnë, ato i krijojmë ne për të justifikuar frikërat tona. Urojmë çdo kush të jetë versioni më i mirë  i vetes për veten e tij së pari, familjen, komunitetin e më tej.

Të ardhurat nga shitja e biletave dhe mbështetja e partnerëve ndër vite ka mundësuar rikonstruksionin e shtëpive të fëmijëve Shkodër, Durrës etj.

Njerëzit duhet të  fillojnë të besojnë tek suksesi që të mund ta përjetojnë atë. Proçesi i zhvillimit personal është një proçes në zhvillim në progress. Urojmë aktivitete të tilla të jenë të shumta për vendin tonë. Suksese Liderit Vasil Naçi!