Anton Çetta,
po të thërret Kosova Njëqind vjet,
o bir s’të harrova Të kujton e gjithë Shqipëria
Tek shëroje plagët e mia E sa burrat,
Ty ta dhanë Besën
E fal gjakun, për Anton Çettën!
E fal gjakun për babë e djalë
Për Flamur – Kombin shqiptar
E, sa herë ke shtri atë dorë
Na ke folur si shenjtor
Hapnin dyert çdo fshat, çdo shpi
Në çdo zemër
Ti ke hy
Nanë moj, ma thuaj një fjalë
A don gjakun me na fal
Sot të kam ardh me djem e vasha
Që po prinë në Demonstrata
Kush fal gjakun kësaj toke
I ka dhënë ushtar Kosovës
Hapen zemrat, dyert, dritaret
STOP gjakmarrjes tek shqiptarët
Fjala jote Anton Çetta
Është si mjalti, është vet jeta
Në konaqet e çdo kulle
Sikur bleta nëpër lule
Jehojnë kodra edhe shkrepa
Mirë se erdhe o Anton Çetta!
03.01.2020 Gani Morina