Prof. Dr. Branko Sinadinovski – Prof. Dr. Branislav Sinadinovski – Profesor, shkrimtar, dipllomat, akademik, historian.

Libri “Skënderbeu” nga Dr. Nazmi Beqiri

Në librin e Branisllav Sinadinovskit për Skënderbeun, vëren diçka të veçantë nga librat e tjerë për këtë figurë të madhe kombëtare dhe botërore. Madje, të mahnit si asnjë libër tjetër që ke lexuar në gjuhën maqedonase e me alfabet cirilik. Branisllavi e shkruan këtë libër me përkushtim të madh, dhe ai, siç duket nuk dëshiron të shkruaj për këtë vigan në mënyrë të mbyllur, në një rreth me të, por e nxjerr atë me rrënjë që nga e kaluara e largët e tij, duke përshkruar të parët e tij në mënyrë gjithëpërfshirëse: si për genin, kulturën, gjuhën, zakonet, virtytet, duke e paraqitur shumë natyrshëm edhe trimëritë e të parëve të tij, gati të papërsëritshme në botë.

Në mënyrë të thuktë, me plot fakte dhe argumente, Sinadinovski e paraqet komunikimin gjuhësor të kohës së Lekës së Madh dhe raportet mes popujve e këtyre hapësirave. Këto gjëra i paraqet me fakte të cituara, ashtu siç nuk i ka bërë asnjë shkrimtar apo studiues i këtij shekulli të fundit. Duke folur për Gjergjin, Sinadinovski i përshkruan gjërat në hollësi rreth tij, sa Skënderbeu na duket se është rreth nesh dhe i gjallë, na mëson, na këshillon, na sugjeron për veprime të kësaj kohe ndër popujt e Ballkanit, sfida këto që kryetrimi i kishte kaluar që në Mesjetë dhe ne rropatemi ende pa zgjidhur problemet, sikur të përgjumur e të humbur, edhe përkundër fakteve që flasin vetë.

Rreth Prof. Dr. Branisllav Sinadinosvski – Branko Sinadinosvski

Branisllav Sinadinosvski, është djalë i Jakim Sinadinovskit, i cili gjat kohës së LNÇ-së ka qenë i rreshtuar për krah radhëve  partizane në Shqipëri, me emrin Gjergj Pranga. Sinadinovski është shqiptar ortodoks  është me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni.  

“Emrin e kom Branko Sinadinosvski, po jam shqiptar, ortodoks shqiptar ma mirë me thanë. Ka ni vend qi thirret Reka Epërme, është Rrethi Dibrës dhe ka nja shtatëmdhetë katunde si folin shyp me mija vjet, mirëpo mas ni kohe e ndrran e u asimillun e u bonë slloven (sllav)”.

Ai është profesor universitar, u bë i njohur vite më parë për opinionin, pas deklarimit të prejardhjes së tij etnike dhe mbështetjes për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni. Prof. Dr. Branko Sinadinovski është autor i më shumë se 40 librave.

Librat

  • “Josif Bagerin”
  • “Hasan Prishtina”
  • “Shqiptarët ortodoks në republikën e Maqedonisë”
  • “Skënderbeu” etj.

Burimi:http://www.tetovanews.info am /http://prointegra.ch nga Dr. Nazmi Beqiri / Branislav Sinadinovski / Përshtati për ALVA: V. D.