Respekte & Mirënjohje për mbështetjen me praninë konkrete në protestën e zhvilluar me 4 qershor ndaj: çdo grua, nënë, vajzë, burrë, djalë, artistë, studentë, etj. Shpresa foli me vepra se vlerat shqiptare ekzistojnë mes nesh. Ne mundemi të sjellim ndryshimin duke mbështetur njëri- tjetrin. Bashkë pro jetës me gëzim, kundra jetës me frikë! Pro jetës pa dhunë! Ky është vetëm fillimi.
Nisma e nisur nga organizata ALVA në ditën Botërore të Vlerave “Unë e Vlerësoj Gruan” kishte në vetvete atë mesazh që sot ekziston si shqetësim dhe si rrjedhojë edhe nxitje për reflektim. Gruaja, vajza, i ka brenda saj, integritetin, bukurinë, dhe gjithcka që ajo të mund të jetojë e gëzuar ne cdo vend të qytetit, Shqipërisë apo botës. Pamundësia, padija, rrethanat, shoqëria, dhe shumë shkaqe të tjera krijojnë atë boshllëk të njëanshëm ndaj vetvetes. Kjo mundëson më tej, edhe mbylljen në vetvete sa edhe bllokimin për të gjetur zgjidhjen e cila është afër nesh, tek ne, me ne, brenda nesh. Gruaja vetë është jetë, se lindet nga nje jetë, lind jetë dhe si e tille ajo është e krijuar per te shtuar jete. Kur nderdija e saj rritet per fuqinë që ajo ka atëherë gjithcka e bukur vjen, kur dëshira dhe përkushtimi i saj është të krijojë jetë për jetë. Kjo nismë me pjesëmarrjen në protestë nëpërmjet instalacionit të krijuar nga ekipi ALVA e pohon advokimin për ndryshim, zhvillim, në mbështetje të vlerave demokratike dhe më tej.