Ballina BLOG Psikologia Mirela Sula themeluesja e “Global Woman” dhe suksesi i saj ndërkombëtar

Psikologia Mirela Sula themeluesja e “Global Woman” dhe suksesi i saj ndërkombëtar

936
0

Mirela Sula është shkrimtare, gazetare, trajnere dhe psikologe e njohur tashmë për pozitivitetin dhe suksesin e saj si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ajo ka lindur më 1975. aktualisht jeton, punon në Londër, Britani e Madhe dhe njëkohësisht ndjek studimet e doktoraturës në Psikologji në Universitetin Regents.  Pas suksesit që arriti në Tiranë, ku Mirela punoi si lektore e psikologjisë në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin Europian të Tiranës, ajo gjithashtu ka koordinuar “Rrjetin e Grave për Barazi në Vendimmarrje” për rreth 3 vite dhe ka drejtuar “Qendrën Shqiptare të Psikoterapisë Pozitive”, duke hapur të parën revistë psikologjike në Shqipëri, e më pas duke drejtuar biznesin e saj dhe njëkohësisht ka qenë e pranishme në shumë media televizive duke drejtuar projekte të suksesshme për gratë, Mirela po ndjek të njëjtin sukses edhe në Angli. 

Tashmë në Londër, krahas studimeve të doktoraturës Mirela ka ndërmarrë një sërë iniciativash dhe në mënyrë paralele është angazhuar me shumë projekte globale. Sukseset e saj nisën fillimisht me “Albanian Woman” një revistë për gratë shqiptare që jetojnë në mbarë botën, pastaj me “Migrant Woman” një platformë që përfshin botimin e një reviste dhe shoqatën në ndihmë të grave emigrante.

Pjesë e kësaj platforme është organizimi vjetor i një Konference Ndërkombëtare, e vetmja në llojin e vet ku jepen çmime për të vlerësuar arritjet e grave emigrante në Angli. Më vonë Mirela themeloi edhe “Global Woman” një platforme globale që ka synim të bashkojë gratë profesioniste në botë dhe t’i ndihmojë ato në arritjen e synimeve të tyre. Mirela ka punuar në media dhe arsim për gjatë 15 viteve të fundit. Platforma e Global Woman përfshin: “Global Woman Magazine”, organizimin e “Global Woman Summit”, “Global Woman Entrepreneurship Forum”, “Global Woman Club” dhe “Global Woman Institute”. Ajo është gjithashtu krijuese e Platformës së Migrantëve dhe organizatorja e Konferencës së Gruas për Migrantët.

Mirela sapo ka lançuar programin e saj të mentorimit “Fuqizimi i Gruas përmes Fuqizimit të Mendjes” dhe është ftuar në mbarë botën si lektore për të folur për këtë temë në konferenca të ndryshme. Ajo ka ndarë të njëjtin podium me emra të mëdhenj botërorë si Dr. John Demartini, Dr. Ervin Lazslo, Dr. Fab Mancini, Sharon Lechter, John Lee, Fiona Harrolds etj.

Mirela është gjithashtu autore e disa librave dhe dy të fundit “Mos e Lër Mendjen të Ikë” dhe “Mos e Lër Dashurinë të Ikë” janë ndër librat më të shitur shqip. “Mos e Lër Mendjen të Ikë” është botuar gjithashtu në Amerikë dhe Turqi. Ajo ka qenë e ftuar në media të ndryshme në Angli si: BBC Radio për emisionin e famshëm “Ora e Grave”, London Live në emisionin e lajmeve dhe intervistë kryesore dhe puna e saj është pasqyruar në shumë gazeta për biznesin dhe kulturën në Angli përshirë edhe Evening Standard.

Çmime dhe Vlerësime

2014 – Mirela u zgjodh si një ndër dhjetë gratë lidere në botë për ditën e “Entrepreneurship” nga ICSB (International Council for Small Businesses) Këshilli Ndërkombëtar iBizneseve të Vogla;

2015 – Mirela është zgjedhur si “Gruaja Frymëzuese e Vitit” në Angli, për të Drejtat e Njeriut;

Mars 2016 – Mirela është vlerësuar me çmimin “Gruaja më Influencuese e vitit” nga kompania “Best You” lider në fushën e vetëzhvillimit në Angli;

Dhjetor 2016 –  Libri i saj “Mos e Lër Mendjen Të Ikë” fitoi çmimin “Radio Works Author Awards” si libri më i mirë i vitit në fushën e vetë zhvillimit;

Tetor 2017 – Çmimi ndërkombëtar “Universum Donna 2017” nga Universum Academy Switzerland, International University of Peace.

Libra të botuar

  • 1995 – “Leje për të jetuar” (“Permission to live”), poezi 
  • 1997 – “Të jetosh përgjysmë” (“Living in half”), prozë
  • 1998 – “Elvana”, prozë
  • 2000 – “Ani Piterpani”, prozë
  • 2001 – “Fundjavë me Florën” (“Weekend with Flora”), prozë
  • 2002 – “Atje vonon Pranvera” (“The spring came late”), poezi
  • 2002 – “Horizonte”
  • 2003 – “Hartat e dhimbjes” (“Map of pain”), poezi
  • 2003 – “Eyes of Struga”
  • 2004 – “Gjëra që s’na takojnë” (“The things that does not pertain to as”), poez
  • 2005 – “Pasion i pjesëtuar” (“The passion”), roman
  • 2006 – “Gënjeshtra të bardha” (“The white lie”)
  • 2008 – “Kur jetës i bie rruga nga ti” (“When I pass in your soul”), përmbledhje poetike
  • 2012 – “Dialog to myself” 
  • 2012 – “Do not let your mind abandon you”
  • 2013 – ”Don’t let your love go”
  • Burimi:www.mirelasula.com / ALVA – Manjola Perja