Qarku i Tiranës është një nga 12 qarqet në Shqipëri dhe ka një sipërfaqje prej 1.586 km². Qarku i Tiranës i përfshin rrethin e Kavajës dhe rrethin e Tiranës. Qendra e Qarkut të Tiranës ndodhet në qytetin e Tiranës. ISO 3166-2-Code është AL-11.
Qarku i Tiranës kufizohet në:
- veri me Qarkun e Durrësit
- verilindje me Qarkun e Dibrës
- juglindje me Qarkun e Elbasanit
- jug me Qarkun e Fierit
- perëndim me Detin Adriatik.
Njësitë administrative
Qarku i Tiranës ndahet në pesë bashki: Tiranë, Vorë, Kamëz, Kavajë dhe Rrogozhinë.
Burimi:wikipedia /Përgatiti për ALVA – V. D.