Reshat Arbana lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë, Shqipëri. Ai është aktor teatri dhe filmi. Një nga aktorët më popullorë të kinemasë shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963. Pasi kreu studimet në shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu”, pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë, më 1968, filloi punë në Radio Tirana. Nga viti1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Ndër rolet më të spikatura në film:

  • Samiu tek “Fije që priten” 1976
  • Prefekti tek “Gjeneral gramafoni” 1978
  • Bimbashi tek “Liri a vdekje” 1979
  • Isa Boletini tek “Nëntori i dytë” 1982
  • Ahmeti tek “Dora e ngrohtë” 1983
  • Adnani tek “Hije që mbeten pas” 1985
  • Aliu tek “Binarët” 1987
  • Emili tek “Rikonstruksioni” 1988
  • Kuke Memini tek “Balada e Kurbinit” 1990.

Për rolet e Dajlan Beut tek “Kush vdes në këmbë” 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek “Kur hapen dyert e jetës” 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987. Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën “Streha e të harruarve”.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

Më 26 Nëntor 2011 në koncertin “Nëntori II” organizuar në kuadrin e javës së kulturës shqiptare me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata shqiptare në Parma të Italisë “Scanderbeg” i dorëzoi çmimin [“Skënderbeu – Diaspora shqiptare në Itali”] zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali me motivacionin:Për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë. Çmimi ju dorëzua nga përgjegjësi i organizimit të shoqatës “Scanderbeg Parma” zoti Durim Lika.

 

Filmografia

(2009)  “Në kërkim të kujt”  – serial nga Top Channel Asim Qani
(2008) “Familja Moderne”  – serial nga Kosova, Gjergji
(1998) “Kaskadori shqiptar”  (TV)
(1990) “Balada e Kurbinit”  – Kuke Memini, kryezoti
(1990) “Vetmi” – Andri
(1988) “Flutura në kabinën time”- Xhaxhai
(1988) “Rikonstruksioni”  (TV)
(1987) “Binarët”
(1986) “Kur hapen dyert e jetës” – kryetari i këshillit të fshatit
(1985) “Hije që mbeten pas” – Adnan Kodra
(1985) “Të paftuarit”
(1984) “Kush vdes në këmbë”
(1984) “Shirat e vjeshtës”
(1984) “Zambakët e Bardh” – Pedagog Petriti
(1983) “Dora e ngrohtë” – Ahmeti
(1983) “Fundi i një gjakmarrjeje”
(1983) “Gracka”
(1983) “Kohë e largët”
(1982) “Nëntori i dytë” – Isa Boletini
(1982) “Shokët”
(1981) “Gjurmë në kaltërsi” – Komandanti
(1980) “Intendenti” – Kryetari i këshillit të fshatit
(1979) “Liri a vdekje”
(1978) “Nga mesi i errësirës”
(1978) “Gjeneral gramafoni” – Kryetari i bashkisë
(1978) “Kur hidheshin themelet”  (TV) Beqir Aga
(1976) “Fije që priten” – Sami Ameni
(1976) “Pylli i lirisë”  – Xha Kovi
(1976) “Tinguj lufte”  – Mësuesi
(1972) “Kapedani” – Një nga të rinjtë e fshatit
(1968) “Plagë të vjetra” – Pacienti
(1967) “Duel i Heshtur”
(1966)  “Komisari i dritës” Pjeter Mustaqekuqi

Burimi:Aktoret Shqiptare / Përgatiti për ALVA – Alda Muca Telhaj

Artikulli paraprakAktorja e shquar Roza Anagnosti – “Artiste e Merituar”
Artikulli tjetërRajmonda Bulku aktorja e njohur e skenës dhe ekranit shqiptar