Aktori i mirënjohur hollivudian, Robert De Niro dhe aktori i njohur shqiptar Blerim Destani  kanë bërë së fundmi simbolin e shqiponjës.

Ka qenë aktori Destani ai i cili ka publikuar këtë fotografi në rrjetin e tij social Instagram. “Me Robert De Niro në xhirimet e filmit “Comeback Trail”. Një nga momentet më të mira të karrierës sime”, ka shkruar Blerim Destani në mbishkrimin e fotografisë. Dyshja në fjalë kanë kohë që njihen, pasi tashmë ata janë pjesë e një projekti të përbashkët kinematografik.

Filmi në të cilin ata luajnë ka të bëjë me dy producentë filmash, të cilët i kanë borxh një mafiozi, ku më parë i kishin marrë të holla sa as vetë nuk e kanë imagjinuar dhe përpiqen të shpëtojnë veten.

Burimi:https://alb-spirit.com/