- Ndodhet pranë murit të pjesës veriore të Kalasë së Krujës. Afër tij ka shtëpi banimi dhe një burim, që nuk shteron as në verë.
- Disa shkallë të gurta nisin nga sheshi i vogël e ngjiten në brendësi të Kalasë.
- Në stinën e verës vizitorët pushojnë nën hijen e rrapit, freskohen në ujin e ftohtë e ngjiten në Kalanë e famshme të Krujës, tepër e njohur dhe me emër në historinë e Shqipërisë. Prej aty sodit me kënaqësi pjesën më të madhe të qytetit të Krujës dhe shpatin perëndimor të Sarisalltikut.
- Rrapi i Taslloit ka vlera natyrore, estetike e biologjike.
- Gjerësia e trungut është rreth 1,5m, por i zgavëruar nga zjarri.
Burimi:http://akzm.gov.al/ Përshtati për ALVA: J. T.