Shoqata Atdhetare Dibra me shumë sukses organizoi për herë të parë “Turneun në SHAH”- 2018 i cili u prit shumë mirë dhe me një interesim të madh. Ishte kënaqësi e madhe të shikosh bashkëqytetarët tanë të cilët treguan vlera të mëdha për këtë sport shumë interesat i cili daton që në shekullin e VI.
Simbas sistemit zvicerian (simbas renditjes tabelare mbas 5 raundesh), fitues i këtij turneu u zgjodh:
– Fuhat Bllata
Ndërsa vendin e dytë me pikë të barabarta e fituan: Fatmir Trepça, Gazmend Bllata dhe Destan Koleci
Si në c’do organizim që realizon SHAD-i, edhe për këtë organizim u formua një grup pune me persona adekuat për turneun në fjalë, falenderojmë për ndihmën dhe punën vullnetare të tyre:
– Rizvan Koleci
– Fatmir Trepça
– Destan Koleci
– Gazmend Bllata
Me këtë rast kryetari i SHAD-it Dashnor Miftari, në shenjë respekti në emër të shoqatës i dorëzoi një
çertifkatë falenderimi z. Rizvan Kolecit për angazhimin e tij maksimal.
SHAD – i do vazhdojë që të organizojë aktivitete nga më të ndryshme për komunitetin tonë edhe në të ardhmen, sepse pas ç’do aktiviteti që bëjmë, fitojmë më shumë vullnet dhe energji për të vazhduar me punën tonë të palodhshme. Prandaj vazhdojmë të kërkojmë përkrahjen e të gjithëve për të arritur qëllimin e përbashkët.