Shoqata e Artistëve Shqiptarë të Kroacisë – DEA, në Zagreb, ditën e shtunë më datë 3 nëntor 2018 në sheshin At. Andrije Kačić Mioshić, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë dhe me ndihmën e Minoriteteve Kombëtare të Republikës së Kroacisë, organizoi manifestimin: “Skënderbeu në Letërsinë kroate” nga At. Andrija Kačić Mioshic me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut dhe 262-vjetorit të botimet të veprës “Biseda të këndshme mes popullit slloven” nga At. Andrija Kačić Mioshic shkrimtar i madhërishem kroat i cili ka shkruar për popullin shqiptar dhe heroin e madh shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Pjesëmarrësit në ceremoninë e vënies kurorë përkujtimore ishin:

DEA3 /
Kjo foto është e drejtë eksluzive për ALVA.AL

SHKZ. Gëzim Kasapolli-Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë,

SHKZ. Gjergj Dedaj – Ambasadori i Republikës Kosovës në Republikën e Maqedonisë,

Nazif Xhaferi – Administrator i Çështjeve Ligjore në Republikën e Maqedonisë,

Marijan Grakalić – Drejtori i festivalit ndërkombëtar letrar

dhe Ljiljana Koci – Kryetare e Shoqatës së Artistëve Shqiptarë të Kroacisë – DEA

Me një letër të mbështëse mori pjesë edhe Xhevat Limani – themelues dhe drejtor i “Teatrit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Z.Shuip Ziberi kryetar i këshillit të Zagrebit.

Manifestimi është udhëhequr nga Gentiana Lleshdedaj dhe Valentina Mrijaj.

DEA5 /
Kjo foto është e drejtë eksluzive për ALVA.AL

Shoqata e Artistëve Shqiptarë të Kroacisë – DEA, me rastin e këtij manifestimi “Skënderbeut në Letërsinë Kroate” ka publikuar një koleksion poezish dhe proze nga At. Andrija Kačić Mioshic shkëputur nga vepra “Biseda të Këndshme të Popullit slloven”.

Znj Koci theksoi se marrëdhëniet miqësore midis shqiptarëve dhe kroatëve janë unike në histori dhe që e kemi për detyrë që në çdo rast të theksojmë personat që këta dy popuj kanë mbajtur afër nëpër shekuj At. Andrija Kačić Mioshic është një prej tyre, gjithashtu theksoi se qyteti i Zagrebit miratoi emërimin e rrugës ose Sheshit Skënderbeu dy vjet më parë, por për fat të keq ky projekt nuk është realizuar.

DEA4/
Kjo foto është e drejtë eksluzive për ALVA.AL

Në fjalët e znj. Koçi është ndërlidhur dhe Xhevat Limani në letrën mbështetëse, ku ai theksoi se në pothuajse të gjitha kryeqytetet botës gjindet monumenti i Gjerg Kastriot Skënderbeut, mbrojtësit më të madh të qytetërimit perëndimor. Edhe pjesëmarrësit e manifestimit ranë dakord që ky projekt meriton të realizohet dhe dëshmuan këtë përmes fjalimeve që mbajtën në manifestim.

Manifestimi u ndoq nga qytetarët e Zagrebit, Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare në Republikën e Kroacisë nga qytetarët e Zagrebit, Velika Gorica, Bjelovar dhe Pula, si dhe nga shoqatat shqiptare dhe përfaqësues të tyre, njëkohësisht nga shoqatat kroate te cilët promovojnë artin, letërsinë dhe zhvillimin e shoqërisë civile.

DEA2 /
Kjo foto është e drejtë eksluzive për ALVA.AL

 

DEA1/
Kjo foto është e drejtë eksluzive për ALVA.AL
DEA6/
Kjo foto është e drejtë eksluzive për ALVA.AL

Burimi:DEA- Društvo albanskih umjetnika Hrvatske, Valentina Mrijaj/ Përshtati për ALVA:Manjola Perja