Shoqata Kulturore Shqiptaro-Gjermane “Scanderbeg” e cila mban emrin e heroit kombëtar Skënderbeu përveç se misionit që ka të tregojë për prejardhjen dhe historinë e heroit Gjergj Kastriotit Skënderbeu ajo gjithashtu është edhe pjesëmarrëse në aktivitetet e ndryshme që zhvillohen edhe në vendin ku ajo vepron më shumë në Freiburg, Gjermani.

Në festën e qytetit të Freiburgut më 30.06.2018 në adresën “Platz der Alten Synagogen” nga ora 14:00 deri në orën 23:00 do festohet shumëllojshmëria e popujve të ndryshëm që jetojnë në Freiburg. 

Në faqen e tyre në facebook kryetari i shoqatës z. Skenderbeg Klaiqi fton komunitetin shqiptar dhe miqtë ti bashkohen kësaj feste. Ftesa si më poshtë:

Të nderuar pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Freiburg dhe rrethinë:

Ejani në festën e qytetit të Freiburgut me 30.06.2018 në adresën “Platz der Alten Synagogen” nga ora 14:00 deri në orën 23:00 të festojmë bashkarisht diverzitetin (shumëllojshmërinë) e popujve të ndryshëm që jetojnë në Freiburg. Në këtë festë është pjesëmarrëse dhe do të performoj valle shqipe edhe Shoqata Kulturore Shqiptaro-Gjermane “Scanderbeg” e.v. diku rreth orës 16:00.

Mirë se vini!

Burimi:https://www.facebook.com/Scanderbeg-314038425293366/Përshtati për ALVA:V. D.