Shpresa Rupar në jetën e saj ka disa role si bashkëshorte, nënë, motër, hallë, teze, shoqe, mike, grua biznesi. Me kohë dhe eksperiencë i ka dhënë jetës së saj një rol tjetër atë të një gruaje që sheh lakuriqësitë e jetës si:

 

Lakuriqësinë e njerëzve, pavarësisht veshjes “chic”.
Lakuriqësinë e gjërave pavarësisht shkëlqimit verbues.
Ndjej lakuriqësinë e zërave, pavarësisht melodicitetit të tyre.
Ndjej lak uriqësinë e inteligjencës, pavarësisht diplomave pa fund.

 

Ky rol e plotëson dhe e motivon, pasi në këto lakuriqësira të jetës së përditshme, gjen fuqinë e së vërtetës lakuriqe. Hobi më i madh i jetës së saj ka qenë dhe mbetet leximi, biblioteka për Shpresën edhe sot është ilaçi më i mirë i mendjes, dhe ndoshta ky interesim për literaturën e bëri të gjejë veten në një botë më larg se ajo qyteza e vogël ku është rritur. Para disa vitesh, pavarësisht librave pa fund që kishte lexuar, i ra në dorë një libër i cili e bëri të kthej kokën në një drejtim tjetër, ndoshta ishte ajo shkëndija e duhur në momentin e duhur. Gjithmonë e ka tërhequr funksionimi i trurit, marrëdhëniet dhe komunikimi mes njerëzve dhe ky pasion i fshehur, plus librit të zbuluar rastësisht, e shtyu të bëj analiza për jetën e saj si: kush jam unë? ku jam këtë moment? çfarë kam arritur dhe çfarë dua të arrij? si mundet të jem unë ndryshimi, qoftë sado i vogël, duke e filluar këtë ndryshim nga vetja?

Pse vendosi të shkruajë blogun “E vërteta lakuriqe” ?

Ndoshta, pa e kuptuar për të ndryshuar diçka në jetë, shpesh na duhet vetëm një fjalë, një bisedë gjysëmorëshe, një këshillë e dhënë rastësisht, një seminar apo thjesht leximi i një blogu 😀.
Ashtu siç erdhi momenti në jetën time para disa vitesh, kur çdo gjë brenda meje ulëriste për ndryshim, ndoshta për dikë mund të jetë ky blog dhe për këtë arsye do isha e lumtur që zëri im të ishte ndryshimi.
Në këtë blog, duke ndërthurur njohuritë e mia, njohuri të përfituara nga studimet në Shqipëri, nga eksperiencat e jetës sime në shumë fusha të ndryshme, nga jetesa mes dy kulturave – mes asaj shqiptare dhe asaj europiane, por çka është më e rëndësishmja nga studimet e viteve të fundit në një drejtim paksa të veçantë, “Programimi Neuro Linguistik” dhe nga njohuritë e marra në kurse e seminare të ndryshme nga specialistë të kësaj fushe, do flas shpesh për të vërtetat mbi zhvillimin e brendshëm dhe atë personal pasi këtu qëndron çelësi drejt çfarëdo lloj suksesi në jetë.

Shpresoj që me blogun tim të mund t`ju ndihmoj sado pak dhe shpresoj që ky blog t`ju shoqërojë në rrugën tuaj drejt suksesit për realizimin e objektivave tuaja.

Njohuritë dhe eksperiencat personale, do mundohem ti ndajë sa më shumë me ju në këtë blog dhe në facebook, për më tepër mund të më kontaktoni përmes postës elektronike në adresat:

Facebook:E vërteta lakuriqe

http://www.everteta-lakuriqe.com

 

Ju jam shumë mirënjohëse për kohën që do ti kushtoni leximit të këtij blogu.

Faleminderit!

 

 

Burimi: http://www.everteta-lakuriqe.com / Përshtati për ALVA – V. T.