Për herë të parë në historinë e Eurovisionit dhe si asnjëherë më parë tre shqiptarë janë finalistë të këtij edicioni “Eurovision 2018”, që mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Përfaqësuesi i “Shqipërisë” në “Eurovision” ylli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, fituese në Fest ’56 në RTSH, shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani dhuroi një interpretim mbresëlënës në gjysmëfinalen e natës së parë. Zëri i Bushpepës u konsiderua gjatë provave më parë një nga vokalet më të rralla dhe më të fuqishëm të këtij “Eurovision”.
Këngëtarja tjetër me prejardhje shqiptare quhet Eleni Foureira, konkurron nën flamurin e Qipros me këngën “Fuego”.
Ermal Meta do të përfaqësojë Italinë me këngën “Non mi avete fatto niente”.
Numri që mund të votoni Shqipërinë është numri 12!
I urojmë suksese këngëtarëve të talentuar shqiptarë Eugent Bushpepa, Eleni Foureira dhe padyshim Ermal Meta bashkë me Fabrizion!
Burimi:Eugent Bushpepa/ Ermal Meta/ www.sot.com Julia Vrapi / Përshtati për ALVA: J. H.