Katër shqiptarët dhe kombëtarja e Zvicrës pas një paraqitje historike kanë mposhtur Serbinë në Kaliningrad me rezultat 2-1 në ndeshjen e dytë të Grupit E.  

Në një atmosferë impozante në Kaliningrad filloi dueli i katër shqiptarëve dhe kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë. Tekniku Petkovic vendosi të startonte me përbërjen e njëjtë te Zvicra, ku Behrami bëri sakrificën duke u rikthyer pas një lëndimi. Fillimi nuk ishte i mirë për Zvicrën, ku pas një harkimi të Tadic, ishte Mitrovi ai që shënoi për 1-0 (5′). Në vazhdim Zvicra dominoi duke tentuar të krijonte, por loja e ashpër e Zvicrës pamundësoi që të ketë konkretizim. 

Pjesa e dytë kishte fytyrë krejt tjetër. U duk sikurse luanët u liruan nga rrethimi dhe ishin të pandalshëm në sulm.

Me të filluar pjesa e dytë, Zvicra filloi të krijonte rastin me Xhakën e Shaqirin që me kombinime të bukura ç’orientuan mesfushën serbe e cila ishte e gjitha me karton të verdhë.

Pas një goditje të Zuber, një top i kthyer u prit në mënyrë fantastike nga Granit Xhaka i cili me një bombë e fotografoi portierin serb dhe shokoi gjithë Serbinë për 1-1. 

Ky gol u festua në mënyrë të magjishme nga Granit Xhaka, i cili bëri shqiponjën me një grintë të hatashme prej një luani shqiptar. Aty nuk mungonin as lojtarët e tjerë shqiptarë në përqafim e gëzim të këtij goli special (52′).

Xherdan Shaqiri me një gjuajtje mjeshtërore lansoi projektilin duke dështuar për pak cakun, pasi topi qëlloi shtyllën me portierin i cili ishte pa gjasa.

Në vazhdim kishin raste shumë të mira edhe Zuber dhe Gravranovic, të cilët nuk shfrytëzuan kombinimet e shkëlqyera të Xhakës e sidomos depërtimet e Shaqirit, i cili ishte i pandalshëm për serbët.

Pas përpjekjes së fuqishme, një pasim maestral i Gavranovic e gjeti Shaqirin i cili si një shqiponjë ishte i pandalshëm duke fluturuar drejt golit dhe duke e vulosur fitoren e madhe të Zvicrës e shqiptarëve me rezultat 2-1.

Të gjithë festuan me shqiponja, duke bërë shqiponjën lart të fluturojë në Kaliningrad.

Burimi:https://telegrafi.com/ Fotografia Getty images/ Përshtati për ALVA:Manjola Perja