29-vjeçari do të nderohet të mërkurën me titullin “Ëngjëlli mbrojtës”, pasi shpëtoi nga një sulm 20 fëmijë. Ai kishte shpëtuar fëmijët teksa luanin në një shesh lojërash, kur një grua i ka ndjekur fëmijët, duke tentuar t’i godasë ata.
Shqiptari nga Kosova, Fidan Bejta, do të shpallet “Hero i Vitit 2018” në Suedi. Bejta është shprehur shumë i kënaqur që do të marrë këtë titull, derisa ka treguar se si ndodhi ngjarja.
Edhe djali i tij ishte në mesin e fëmijëve. Ai pa gruan që i sulmonte fëmijët, dhe pa hezitim shkoi tek ajo. Gruaja e gjuan Fidanin me thikë, por shpëton pa pasoja.
Fidan Bejta e ndaloi gruan me thikë në sheshin e lojërave. Kështu ai rrezikoi jetën, duke i shpëtuar fëmijët e tjerë.
Burimi:https://www.albinfo.ch/