Ditën e dielë Profesor Sazani Guri kishte takim e radhës me personalitete, studiues dhe dashamirës të fushave të ndryshme të interesuar rreth “Kuvendit Ndërkombëtar” në qytetin e Beratit dhe Fierit.
Në takim profesorit ju prezantoi programi dhe informoi të pranishmit lidhur me kriteret e pranimit të dokumenteve për referencat e punimeve shkencore.
U diskutuan një sërë çështjesh si rëndësia informimit të Kuvendit në media të ndryshme kur të shtrohen diskutime konstruktive si dhe ky kuvend të shtroj tema qe të bëhemi faktor dhe artikujt të botohen nëpër media të ndryshme si në shtypin e shkruar ashtu edhe në rrjete të ndryshme sociale etj.
Qyteti i Fierit, Apollonia ka shumë histori të cilat dihen që janë parë por që nuk ekzistojnë tani, ku janë ato si: në Apolloni pllaka me 2 diej, pllaka e 3 martirëve, ylli i Davidit në Bylis etj.
“Kush ka të shtrenjtë vlerat e kultures s’ka si të mos jetë paqësor” – thënia e Anjtanjnit.
Paqja fillon tek toleranca. Petro Zheji thotë: “E vërteta universale ndodh në cdo pikë të universit. Në pikat e universit vlerësohet e vërteta, ne do të mundësojmë të shkojmë tek e vërteta.”
“Bashkimi s’vjen nga degëzimet por duke kërkuar rrënjët, trungun”.
Më tej takimi vijoi në Berat, ku profesor Sazani takoi professor Mukli ai shtroi idenë e rëndësisë së Legjendave të Beratit ekzistojnë pothuajse 101 legjenda, Berati dhe Janina ka shumë të përbashkëta dhe shumë kuriozitete, informacione të cilat shtojnë edhe më tej rëndësinë e këtij Kuvendi.
Në thelb Kuvendi ka nxitjen rreth dijes për dijen dhe vetëdijes për dijen dhe atë çfarë ne kemi dhe nga jemi.