Takimi i rradhës lidhur me aktivitetin e Kuvendit Mbarëkombëtar vijuan këtë fundjavë marsi në qytetin e Lezhës historike, kryesuar nga një grup përfaqësues i Kuvendit: si Presidenti i Kuvendit Dr. Stefan Pinguli, Sekretar i përgjithshëm i Kuvendit Prof. Ing. Sazan Guri, “Ambasador i Paqes” Msc. Dashamir Uruçi President i shoqatës atdhetare “Kosova”, si dhe Manjola Perja Drejtore Ekzekutive e organizatës ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare.

Profesor Sazan Guri theksoi faktin se “ne kemi frikë të themi se kush jemi ne, me fakte gjithsecilit prej nesh dhe pjesëmarrësve na duhet ta themi dhe ta dokumentojmë këtë gjë, sepse këtu qëndron bukuria e kuvendit sikurse edhe veçantia këtij kongresi në nivel kuvendi ndryshe nga të tjerët.

Shkenca e historisë është e bukur dhe se çdo qytet është në gjendje ta roki atë shumë bukur”. në këtë kongres shkencor, kuvend i parë do ketë botime në libra, materiale, referate shkencore etj.“

Profesor Guri bëri ftesë të e hapur për këdo i cili ka materiale me fakte konkrete pa ekzagjerime, lidhur me historinë e Lezhës, Mirditës etj., sepse sikurse e pohuan gjithashtu edhe pjesëmarrësit në takim “hipoteza është faza për të shkruar tek teza”.

Msc. Dashamir Uruçi President i shoqatës atdhetare “Kosova” – vlerësoi mundësinë e shumë fakteve të cilat dihen në forma të ndryshme port ë cilat ende nuk vijnë të dokumentuara, por të cilat duhen përmendur referuar si qytetit të Lezhës, Mirditës Shkodrës dhe qyteteve të tjera shqiptare.

Mark Zefi, gjuhëtar – theksoi se nuk e mbyt dot të vërtetën, duhet të themi gjë për Lezhën. Ridimensioni i historisë së këtij kuvendi qëndron se do na bëj ne shqiptarëve që të kërkojmë rrënjët tona të vërteta.

Pashk Biba, mësues historie – E përgëzoi grupin përfaqësues të Kuvenit duke cilësuar se “ky kuvend është super i rëndësishëm me vlera të jashtëzakonshme. Çdo gjë që shkruhet është gjithnjë shumë herë më e vlefshme sesa e pashkruar. Historia e padrejtësia na ka rrudhur. Studimet na japin të drejtë se edhe ne duhet të mbrojmë për atë që kemi dhe i përkasim.”

Presidenti i Kuvendit Dr. Stefan Pinguli – theksoi rëndësinë e turizmit patriotik, sikurse edhe prurjet e para në këndvështrime të ndryshme profesionale pa cënuar lirinë e të shprehurit parë ndryshe, për të cilat shumë njerëz janë të paditur ende dhe për më tej për to janë shkruar shumë libra, dhe artikuj në gazeta të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit.

Jak Drozhani, gazetar – të zbulosh hisotrinë është fisnike. në duhet të jemi krenarë për historinë tonë. Jemi promovues i këtyre nismave që na bën të jemi krenaorë për historinë e vendit tonë.

Martin Dedaj, gazetar – parashtroi një fakt historik që ai zotëronte një flamur 200 vjecar dhe për këtë flamur shumë të rëndësishëm për nga rëndësia historike, shpreh dëshirën për nga rëndësia të sjelli një kumtesë e cila do mundësojë që historia e këtij flamuri të mos jetë më në heshtje.

Pal Trashaj, historian – histoira e kombit tonë ose është shkruar gabim ose është shkruar jashtë vendit ose është nëntokë. Ai propozoi duhet të financohet në studimet e arkivave të Vatikanit, stambollit etj. 

Në fund të takimit gjithë grupi shprehi njëzëri mundësinë e bashkëpunimeve të mëtejshme të frytshme në mbështetje të Kuvendit.

Për më tej urojmë dhe shpresojmë që ky kuvend të eci nën gjurmët e paraardhësve tanë pas 575 vitesh nga Kuvendi Lezhës.