Në këtë ditë ne ju nderojmë ju për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, jepni e do të jepni për mësimin e gjuhës sonë të pastër shqipe të asaj gjuhe që na e lanë amanet të parët dhe detyra jonë është ta përcjellim ashtu të pastër tek brezat e ardhshëm. Ne jemi krenar me ju dhe ne me gjithë zemër ju urojmë Gëzuar festën tuaj, 7 Marsin, duke ju uruar shëndet e jetë të gjatë në të mirë të kombit e të atdheut tonë të shtrejtë. Ne i ruajmë me nostalgji mësimet e këshillat që na keni dhënë mësuesit tonë të shtrejtë. Ndaj në këtë ditë një telefonatë nje lule është ajo që ju gëzon dhe ju bën të lumtur ju, kujtimet për ju do ti ruajmë të gjithë jetën tonë.

Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqipetare. Në këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkonjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun. Na mësuan poezitë e bukura të autorëve tonë të mrekullushem që çdo fjalë e varg i saj të mbetet e të ngulitet thellë në mendjet tona. Me aq dashuri e respekt janë sjellur me ne për të na mësuar e kritikuar me atë metodën dashamirëse kur ne bënim gabime. Mësimet e mësuesve tonë u bënë udhërrëfyes për rrugën tonë në të ardhmen. Ato mësime na ndjekin edhe sot që kemi dalë në jetën tonë të pavarur. Le t’ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mësuesve tanë. 
Mësuesit shqiptarë në çdo kohë e në çdo krahinë, kanë qenë jo thjeshtë profesionistë të arsimit, por në rradhë të parë ishin patriotë dhe njerëz të emacipuar, agjitaorë të shqiptarizmes dhe idealistë, humanë dhe artistë të fushave të ndryshme. Çdo njeri nga ne, ka në zemër monumentin e mësuesit të tij të preferuar, të cilit i falet me mirënjohje. Pra çdo njeri pavarësisht se çfarë detyre ka sot, qoftë ky ministër apo politikan, biznesmen apo punëtor, ka qenë dikur nxënës, ka patur përballë Mësuesin, Mësuesen që s’kursente kohën, frymën, pasionin, jetën, për të brumosur vogëlushët me dije, me kulturë dhe edukatë. Mësuesit shqiptarë ishin mësues ishin edhe artistë, prindër, pajtimtarë, shok edhe miq me të gjithë. 

7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjithë vendin, ndërsa në Kosovë për herë të parë, ka filluar të festohet puplikisht, vetëm pas viteve të ’90-ta, ku mësuesi dhe shkollat shprehën gëzimin e tyre për një datë të shënuar që festohej prej katër dekadave në Shqipëri, kurse mësuesi kosovar para nxënsëve të tij nuk ka pasur mundësi të flasi haptas ngase regjimi komunist serb i kishte rrënjët edhe në shkollat shqipe. Por edhe pse regjimi serb jua mbylli shkollat ato e vazhduan mësimin, ku populli hapi dyert e shtëpive të veta që fëmijët të mësonin gjuhën shqipe. Shumë mësues u dënuan dhe u gjykuan nga regjimi serb, por asgjë nuk e ndalte në rrugën e diturisë e të arsimimit të gjuhes amtare. Arsimi në Kosovë i dha shumë mësues luftës për lirinë e Kosovës. E sot në këtë ditë ato kujtohen me respekt nga nxënësit e tyre.

Edhe njëherë gëzuar festën tuaj mësues të nderuar e të respektuar!

Burimi:https://www.shqiperia.com nga Luigj Shkodrani /Përshtati për ALVA: