UBT është universiteti më i vjetër në Shqipëri, themeluar më 1 Nëntor 1951. Filllimisht, ai ka funksionuar si Instituti i Lartë Shtetëror i Bujqësor dhe më tej gjatë historisë së funksionimit të tij, ka fituar statusin si Universiteti Bujqësor të Tiranës – UBT. UBT konservon në mënyrë të kujdesshme vlerat e tij akademike, sikundër tregohet ambicioz në strategjitë zhvillimore dhe ato të kërkimit, kualifikimin e vazhdueshëm të stafit, rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe institucionalizimin e marrëdhënieve me biznesin.
UBT është një qendër unike e arsimit të lartë në Shqipëri konsideruar fushat e studimit të cilat ajo mbulon. Fokusi i veprimtarisë së tij është edukimi, kërkimi shkencor dhe transferimi i njohurive. Ky i fundit realizohet përmes aktiviteteve të trajnimit, konsulencës dhe shërbimeve të ekstensionit në fushën bujqësisë dhe ushqimit. Duke qenë qendra më e madhe e arsimit dhe kërkimit në fushën e bujqësisë dhe ushqimit, UBT ka qenë në ballë të krijimit të lidhjeve midis shkencës dhe prodhimit. Këto lidhje janë materializuar nëpërmjet dhjetra e marrëveshjeve të nënshkruara aktorë publikë dhe në mënyrë të veçantë me komunitetin e biznesit shqiptar.
Universiteti Bujqësor i Tiranës konsiderohet sot si një nga institucionet më kredibël në sistemin universitar në vend. Ai qëndron në këtë pozicion për shkak të traditës së konsoliduar, stafit akademik të kualifikuar dhe serioz si edhe infrastukturës e shërbimeve që shtohen dita ditës. Personeli akademik, ndihmës dhe administrativ është shembull i një përkushtimi serioz në aktivitetin e UBT, në rritjen e kredibilitetit të institucionit, rritjen e cilësisë së diplomave.
UBT ka sot rreth 560 punonjës, ku 310 prej tyre staf akademik dhe pjesa tjetër staf administrativ dhe ndihmës. Stafi akademik i UBT ka në përbërjen e vet personalitete kombëtare në fushat të cilat ata mbulojnë. Struktura e stafit akademik të UBT-së sipas nivelit të kulifikimit paraqitet në figurën më poshtë:
1. Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit me këto deprtamente në përbërjen e tij:
- Departamenti i Agromjedisit dhe Ekologjisë
- Departamenti i Prodhimit Shtazor
- Departamenti i Akuakulturës dhe Menaxhimit të Peshkimit
- Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve
- Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peisazhit
- Departamenti i Shkencave dhe Teknologjive Bimore
2. Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit me departamentet si më poshtë:
- Departamenti i Drejtimit të Agrobiznesit
- Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural
- Departamenti i Financë-Kontabilitet
- Departamenti i Menaxhimit të Turizmit Rural
- Departamenti Matematikës dhe Informatikës
3. Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit me departamentet si më poshtë:
- Departamenti i Shkencave të Ushqimit
- Departamenti i Kimisë
- Departamenti i Teknologjisë Agroushqimore
4. Fakultetiti Shkencave Pyjore me departamentet si më poshtë:
- Departamenti i Pyjeve
- Departamenti i Industris së Drurit
- Departamenti i Fizikës dhe Shkencave të Aplikuara
5. Fakulteti i Mjekësisë Veterinare me departamentet si më poshtë:
- Departamenti i Lëndëve Morfofunksionale
- Departamenti i Shëndetit Publik Veteriner
- Departamenti i Lëndëve Klinike
- Departamenti i Gjuhëve të Huaja
UBT ofron sot 62 programe studimi si më poshtë:
- 18 programe studimi të ciklit të parë (Bachelor),
- 31 programe të ciklit të dytë (18 Master i Shkencave dhe 13 Master Profesional),
- 12 programe në ciklin e tretë (Doktoraturë)
- 1 program studimi të ciklit dyvjeçar.
- Programet e studimit të UBT në të gjitha fushat dhe të tre ciklet e studimit janë një pasqyrim real i historisë të këtij institucioni, kërkesave të tregut të punës, sfidave dhe dinamizmit të zhvillimit ekonomiko-social të vendit si edhe fryt i bashkëpunimit të përhershëm dhe eksperiencave më të mira të universiteteve anekënd globit.
UBT është një nga qendrat arsimore më të kompletuara në vend sa i takon kapaciteteve infrastrukturore dhe logjistike. Ajo funksionon në kuadër të një kampusi universitar, me një sipërfaqe totale në funksion të mësimit me mbi 36.000 m2, me rreth 50 salla ligjëratash dhe 90 salla seminaresh dhe ushtrimesh, me 77 laboratorë ku disa prej tyre janë të çertifikuar në nivel kombëtar. UBT ofron një gamë të gjerë shërbimesh nëpërmjet njësive të saj si: Zyra e Studimeve dhe Studentëve (ZSS); Biblioteka Universitare, Ekonomia Didaktike Eksperimentale (EDE), Qendra e verës etj.
UBT ka vite që po përzgjidhet nga një numër i lartë i studentëve, mbasi ata besojnë jo vetëm tek vlerat e tij por edhe nga përfaqësimi në tregun e punës në sektorin publik dhe atë privat në të gjitha nivelet, i profesionistëve që diplomohen tek ne në të gjitha ciklet e studimit.
Burimi:http://ubt.edu.al/ Përshtati për ALVA – V. D.