“Urdhëri i Skënderbeut” është krijuar më 3 dhjetor 1925. Urdhri më i vjetër kronologjikisht i krijuar nga Ahmet Zogu si shef shteti në atë periudhë, i akordohej të gjithë atyre që tregonin shërbime të çmueshme kundrejt Shtetit ose Kombit në çdo degë.
Tre klasa: kalorës, oficer, komandar;
Dy rangje: oficer i madh, kordon i madh me yll.
Rangu i kordonit të madh me yll i rezervohej personaliteteve të shquara shqiptare e të huaja, diplomatëve, dhe individëve të veçantë që janë shquar në fusha të ndryshme si një vlerësim merite.
Numri i personave me origjinë shqiptare që mund të dekoroheshin me kordonin e madh ishte i kufizuar në 40. Midis të dekoruarve me kordonin e madh me yll mund të përmenden:
- Faik Konica,
- Imz. Visarion Xhuvani,
- Rauf Fico,
- Mehdi Frashëri,
- Abaz Kupi,
- Cafo Beg Ulqini,
- Paul Adamidi Frashëri,
- Ilias Bej Vrioni,
- gjenerali von Mirdach.
Si i dekoruar në rangun e oficerit të madh mund të përmendet Skënder Zogut, përfaqësues i Familjes mbretërore shqiptare në Francë. Ky urdhër pushoi së ekzistuari në vitin 1945.
Burimi:www.wikipedia.org Përshtati për ALVA: J. L.