Dy garuese, dy të arta. Ky është bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi i xhudos i Kosovës në Grand Prixi, që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Sot, Loriana Kuka u ngjit në podium, duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Garuesja mposhti në finale Kliema Antomarchi të Kubës, falë dy ‘waz-ari’. Antomarchi, dy vjet më parë ishte medaliste e bronztë në botërorin e Budapestit.

Në përgjithësi, Loriana fitoi katër luftëra. Medalja e artë i sjell asaj 700 pikë të reja për Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Dy ditë më parë, Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Përgëzojme si staf sukseset madhështore të ekipit tonë të xhudos, me në krye trajnerin Kampion Olimpik, Driton Kuka.

Burimi:http://noc-kosovo.org/