Vallet folklorike të Tiranës në hapësirën e vallëzimit popullor shqiptar janë dëshmi e lashtësisë së etnokulturës sonë popullore. Ato janë të endura në një botë ndjenjash, kanë vlera krijuese dhe të interpretimit, si dhe dimesione etnike kombëtare. Vallet e fshatrave të Tiranës, falë elementeve lozonjare, vrullëzuese, dinamike e zbukurimore, patën përparësi. Paraqiten me dinjitet në manifestimet popullore krahinore, në shkallë rrethi, por dhe në ato mbarë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sipas traditës vallet në grup ekzekutohen përmes dy figurash kryesore:  në rreth të mbyllur ose në gjysmërreth. Ato interpretohen nga burra e gra veç e veç, por edhe së bashku. Përgjithësisht përcillen me këngë homofonike të kënduara nga vetë valltarët, por edhe me përcjelljen instrumentore, ose me të dyja së bashku. Ekzistojnë shoqëri me muzikore solistike, por edhe me grupe orkestrimesh popullore.

Burimi:Folku Shqiptar / Përgatiti për ALVA – Vilma Dibra