Vaskat e gurit në Ndërlyse, jane formacione shkëmbore të krijuara nga prurjet e bollshme të ujit të lumit të zi që zbret nga fshati Kaprre. Në fshatin Kaprre ky ujë krijon Syrin e Kaltër, një bukuri e natyrës që mahnit çdo vizitor. Pamja e tyre është mjaft interesante dhe e bukur pasi ka forma shumë të ndryshme e të veçanta. Në pjesën më të madhe janë të lëmuara dhe të rrumbullakëta dhe ngjasojnë si vaska të punuara nga një artist me shije perfekte. Gjatë periudhës së sezonit veror ato shfrytëzohen edhe për t’u freskuar vizitorët e shumtë të tyre. Këto masive shkëmbore me bukuri përrallore shoqërohen edhe me një pishinë natyrore me ujë të kristaltë ku ju mund të bëni edhe plazh nën urën më të bukur që bashkon dy shkëmbinjtë e malit mbi pishinën ku aventurierët mund të hidhen për t’u larë.

Burimi:https://thethi-guide.com/