Organizata ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare tashmë pjesë e komunitetit global “World Values Day” me rastin e “World Values Day” – “Ditës Botërore të Vlerave” më datë 18 tetor 2018 tek Muzeu Historik Kombëtar organizoi eventin e parë në historinë e Shqipërisë kushtuar Vlerave Kombëtare Shqiptare duke ndërmarrur nismën “Unë e vlerësoj atdheun tim”.

Në eventin e parë dedikuar vlerave shqiptare miq dhe mikesha, dashamirës, personalitete të fushave të ndryshme na nderuan me pjesëmarrjen e tyre dhe u bënë pjesë e historisë si mbështetës të vlerave kombëtare shqiptare dhe platformës së organizatës ALVA.

Këto shqiptarë diamantë që me përkushtimin, dashurinë e tyre pa limit për vendin i kanë shërbyer denjësisht, atdheut, komuniteteve etj., dhe sot e përgjithmonë janë modele për çdo njeri, ku secili prej nesh duhet të ndjehet krenar që është shqiptarë.

Përkushtimi i tyre ndaj vendlindjes, atdheut është një përkushtim përtej imagjinatës tonë deri diku edhe sublim nga ku gjithsekush prej nesh duhet të mësojë nga ky përkushtim në shërbim për më të mirën e vendlindjes, Shqipërisë, Tiranës – kryeqytetit të Shqipërisë, dhe çdo qyteti si: Vlora, Korça, Prishtina, Ulqini, e Kraja, Plava e Gucia, Presheva, e Cameria, Dibra, Struga, Tetova e Gostivari, etj. etj.

Vlerësim dhe mirënjohje gjithashtu në maksimum kontributit historik të diasporës shqiptare, e cila asnjëhere nuk reshti së menduari për atdheun dhe vendlindasit e tyre në shumë momente të vështira historike.

Vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e shumë albanologëve studiuesve shqiptarë dhe të huaj,  humanistëve të cilët me punën e tyre, bënë që vlerat shqiptare të idenditifikohen dhe të njihen si nga shqiptarët dhe nga bota e tërë.

Këto vlerësime simbolike, por me vlera të mëdha, janë vetëm fillimi i një rrugëtimi vlerësimi, gjithkush që mendon, punon, kontribuon, për atdheun, vendlindjen, komunitetin etj. është një shembull i mirë mirësie dhe një frymëzim që në këtë vend të vogël pjesë e kësaj bote, ku bëjmë pjesë edhe ne shqiptarët shpresa për të bërë gjëra të mira ekziston. Mes gjithë këtyre vështirësive, dhe problemeve sociale, humanizmi ekziston, kjo është shpresa e bukur e të ardhmes, rinia shqiptare duhet të edukohet me punën, përkushtimin, dashamirësinë, e këtyre modeleve të cilët asnjëherë nuk u lodhën për të kontribuar për të mirën e atdheut dhe asnjëherë populli nuk i ka harruar por i respekton dhe do i respektoj.

Respekti për këto figura të mëdha, nuk do mbetet vetëm ky event në një ditë në vit. Plan-platforma do shërbejë si modele frymëzimi për vlerat tona kombëtare si dhe për kontributet e personaliteteve që të mbeten në përjetësi frymëzim i një kombi që nga vetvetja do e krijojë dhe vazhdojë rrugën e zhvillimit në aspektin pozitiv duke respektuar veten në fillim më pas tjetrin.

Eventi “World Values Day 2018” “World Values Day ALBANIA

Tema e përzgjedhur nga organizata ALVA për “World Values Day 2018” kushtuar “World Values Day ALBANIA” është “Mirënjohja”. Aktivitetet e ndryshme rreth kësaj teme përfshirë edhe 10 tematikat do shtrihet tërë vitin.

TEMATIKAT

1.“Vlerat e mirënjohjes”;
2. “Mirënjohje ndaj vlerave të vendlindjes, atdheut, Shqipërisë, vlerat e Tiranës – kryeqytetit të Shqipërisë, çdo qyteti si: Prishtina, Dibra etj. fshati si: Peza, Labinoti etj.” Mirënjohje ndaj kontributit të personaliteteve dhe komunitetit në shërbim të atdheut, vendlindjes, nivelit të jetesës së shqiptarëve etj,;
3. “Mirënjohje vlerave të familjes shqiptare”; Familja – anëtarët e familjes, prindërit, motra, vëllai, fëmija, nipi etj.;
4. “Mirënjohje vlerave të gruas shqiptare dhe roli i saj në shoqërinë shqiptare”;
5. “Mirënjohje vlerave të zhvillimit personal”;
6. “Mirënjohje rolit të diasporës shqiptare në shoqërinë shqiptare”;
7. “Mirënjohje vlerave të bamirësisë dhe harmonisë fetare”;
8. “Mirënjohje vlerave të heronjve, dëshmorëve shqiptarë”;
9. “Mirënjohje rolit të medias dhe kulturës në shoqërinë shqiptare”;
10. “Mirënjohje ndaj miqve të Shqipërisë dhe shqiptarëve” etj.;

Ne jemi një komb që kemi shumë vlera, për këtë ne duhet të informohemi, sepse është detyrë e secilit prej nesh të kontribuojë në ruajtjen zhvillimin dhe promovimin e vlerave të vyera mbarëshqiptare të kombit shqiptar brez pas brezi.

Eventin e prezantoi e mirënjohura zë ëmbla prezantuesja e qindra emisioneve televizive znj. Silvana Braçe e cila informoi për rëndësinë e ditës botërore të vlerave, “WORLD VALUES DAY” komunitetit në të cilin organizata dhe Shqipëria bën pjesë, rëndësinë që ka ky komunitet.

Duke folur për këtë ditë ajo tha se:”Janë ndjenja të mbartura nga thellësitë e kohëve, janë ndjenja të cilat ne i tregojmë cdo ditë dhe ky është qëllimi i “ALVA”. Të evidentojë, rë promovojë në mënyrën më të mirë vlerat e kombit tonë, vlerat e njerëzve tanë rë mëdhenj që kanë kontribuar jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për atdheun e në fund fare edhe për njëri – tjetrin.”

Ky plan i temës “Mirënjohja” dhe i 10 tematikave përkatëse është miratuar nga komuniteti, këshilluesi dhe mbështetësi kryesore z. Charles Fowler. Meqenëse është hera e parë si koncept ide, ne s’do mbetemi vetëm tek një ditë për të informuar të interesuarit, por do u jepet kohë personave të kuptojnë dhe të informohen për vlerën në vetvete, rëndësine që ka ajo si dhe për mundësinë e zhvillimit të individit në bazë të vlerave.

Kjo platformë është nën mbështetjen e themeluesit dhe liderit botëror të vlerave z. Richard Barrett, themeluesin e “Barrett Values Centre” – “Qendra e Vlerave Barrett”. Qendra ofron metrika të fuqishme dhe u mundëson udhëheqësve të masin dhe menaxhojnë kulturat e organizatave të tyre, si dhe nevojat për zhvillimin e lidershipit të menaxherëve dhe udhëheqësve të tyre. Produktet kryesore të organizatës së tij janë Cultural Transformation Tools (CTT) – Mjetet e Transformimit Kulturor (MTK), të cilët janë përdorur për të përcaktuar vlerat e mbi 6,000 organizatave dhe 3,000 liderëve në 94 vende. Tashmë si organizate ne jemi në proces përkthimi te librit te tij kushtuar vlerave, “Everything i have learned about values”, “Gjithcka kam mësuar rreth vlerave”. Libër i cili të bën të kuptosh thelbin e vlerave pozitive ku njeriu dhe komuniteti duhet të bazohet dhe shoqëria të zhvillohet.

Pas prezantimit të “World Values Day” më tej vjen fjala përshëndetëse e z. Barret themeluesit të “Barrett Values Centre” me video mesazhin përshëndetës kuptimplotë informues drejtuar Shqipërisë, ishte një përshëndetje dashamirëse, dhe informuese për thelbin e vlerave në vetvete. Kjo video mesazh do publikohet në rrjetet tona sociale shoqëruar me përkthimin përkatës.

Shoqërisë tonë i duhen modele si z. Barrett që të edukohen në bazë të vlerave për të përmirësuar zhvillimin personal, familjar, të komunitetit dhe më tej të kombit.

Richard Barrett ka dhënë kontributin e tij në shumë vende të botës dhe tashmë edhe në Shqipëri. Në shenjë mirënjohje për këtë kontribut global, që tashmë kjo do implementohet edhe në Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarë të cilët mendojnë se jeta duhet jetuar në bazë të vlerave positive organizata e vlerëson me motivacionin:

Fjalën përshëndetëse e mori themeluesja e organizatës ALVA – Albanian Values – Shqiptare znj. Manjola Perja e cila prezantoi dhe informoi për platformën ALVA dhe planet e mëtejshme vizionare nën mbështetjen e platformave të huaja ndërkombëtare.

Shqipëria ka shumë vlera, pasuri kulturore historike turistike për të cilat ne mund të bëjmë shumë duke nisur që nga hapi i parë i identifikimit, zhvillimit dhe promovimit si e tillë është vetë Shqipëria një burim i mirëfilltë vlerash njerëzore, historike, kulturore.

Vlerat njerëzore të personaliteteve shqiptare duhet të jenë modele për vetë shqiptarët kudo ku jetojnë, si brenda dhe jashtë vendit, këto modele që nuk janë lodhur së besuari që ky atdhe mund të bëhet duke qenë ne shqiptarët solidarë, duke respektuar dhe vlerësuar vlerat e njerit tjetrit në këtë mënyrë shpresa e bukur e shqiptarit dhe Shqipërisë është vetë shqiptari.

E nderuara prezantuesja Silvana Braçe më tej prezantoi shoqata, personalitete shqiptare të cilët u vlerësuan me “Çertifikatë Mirënjohje” për kontributin e tyre ndër vite. Këto vlerësime janë gjithnjë nën moton e shembujve dhe identifikimit të vlerave njerëzore, atdhetare, historike, kontributi i të cilëve është tepër i madh, dhe herë – herë vendimtar për historinë e kombit tonë, shembull i cili duhet vlerësuar në shumë plane. Me çertifikatë “Mirënjohje” ndaj vlerave të vendlindjes, atdheut:

U vlerësuan:

1. “Bashkësia Dibrane” për modelin e kontributit atdhetar 100 vjeçar

2. Mjeshtri “Artisti i Merituar” Bujar Kapexhiu

Në cilësinë e Kryetarit aktual të Shoqatës “Bashkësia Dibrane, Bujar Kapexhiu u shpreh se ishte shumë i lumtur që ndodhe në këtë event në Ditën Ndërkombëtare të Vlerave, për të marrë këtë çertifikatë vlerësimi. “Do ishte kënaqësi për të gjithë, tha ai por unë duke përfaqësuar në këtë moment të gjithë, pra them që të falenderoj në emër të të gjithëve bashkësinë dibrane të të gjithë dibranëve që janë për këtë vlerësim. Duke i falenderuar dhe natyrisht duke i premtuar që në këtë rrugë të drejtë që kemi ecur deri tani, do vazhdojmë të ecim.”

Dihet nga të gjithë, jo se për të vlerësuar dibranët, shtoi kreu i dibraneve në Tiranë, se ashtu sic jane dibranët, korcarët, shkodranët, gjirokastritët etj, por meqë fillon ky vlerësim me “Bashkësinë Dibrane”, kam kënaqësinë të them që janë dibranët që kanë dhënë një kontribut të shquar si punëtorë të mirë, si amvisa të mira, si studiues, si shkrimtarë, si muzikantë si dhe në të gjitha fushat e jetës, por tha Kapexhiu: “Të mos harrojmë edhe ato fillimisht si luftëtarë të paepur për të mbrojtur këtë vend. Edhe sot në të gjitha frontet e punës do të gjesh dibranë me vlera të jashtëzakonshme që me një përkushtim të madh ato i përcjellin këto vlera nga brezi në brez për të patur një vazhdimësi të vlerave në këtë drejtim. Kështu që edhe kjo çertifikatë që kemi marrë sot, është një vazhdimësi dhe një vlerësim për punën tonë por duhet të jetë edhe një inkurajim për vazhdimësinë e kësaj pune në të ardhmen”.

3. Mbështetësit dhe kontribuesit në Mbrojtje të pasurisë së kombit Lumi Radika. 3 kanë qenë kontribuesit kryesorë, falë studimit dhe bashkëpunëtorëve ka bërë që sot Radika është e paprekur.

  1. M. Sc. Tofik Jegeni
  2. Prof. Dr. Molnar Kolaneci
  3. PhD. Saimir Shatku

4.Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan, Haxhi Dauti, duke marrë certifikatën e mirënjohjes, në Tiranë, u shpreh i kënaqur që kontributi i diasporës shqiptare për cështjen kombëtare vlerësohet pikërisht edhe në ditën e vlerave botërore.

“Eshtë me të vërtetë kënaqësi dhe krenari që në Ditën Ndërkombëtare të Vlerave në kryeqytetin e atdheut tonë të përbashkët Tiranë nga organizata ALVA – Vlerat Shqiptare me presidente Manjola Perja të më nderoj me një “Çertifikatë Mirënjoheje” për kontributin tonë të përbashkët, edhe me disa personalitete nga Shqipëria” tha zoti Dauti.

5. Historiani Dr. Dorian Koçi

6. Gazetari, shkrimtari “Mjeshtri i Madh” Bedri Alimehmeti

7. Shoqata Kulturore “Gruaja” me presidente Ndriçime Zeka

8. Mjeshtri Këngëtari Bujar ÇiÇi

9. Gazetari i Diasporës Beqir Sina 

Personalitete që u vlerësuan pas vdekjes për kontributin e tyre:

  1. Motrat Qiriazi
  2. Dr. Sabri Tefiku
  3. Hasan Bakiu
  4. Gazetari Dr. Lazer Radi
  5. Dritan Hoxha themeluesi i Top Media
  6. Sabiha Kasimati

Mirënjohje të veçanta

MIRËNJOHJE NDAJ ROLIT TË GRUAS SHQIPTARE NDËR VITE

  • MIRËNJOHJE NDAJ ROLIT TË PATRIOTËVE NDËR VITE
  • MIRËNJOHJE KOMUNITETIT ARBËRESH
  • MIRËNJOHJE KOMUNITETIT TË TIRANËS
  • Familja Kokonozi
  • Nxënëset e shkollës “Servete Maci” Ajli Harasani dhe Hejprëll Kryekurti përshëndetën eventin duke recituar vargje të atdhetarit Naim Frashëri dhe Shenjtores Nënë Tereza.

Atdheu O Atdhe!

Më je i dashur sa më s’ka

Më je nënë, më je motër, më je vlla.

 Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,

Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé NAIM FRASHRI- recitimi Hejperll

E djeshmja iku.

E nesërmja akoma s’ka ardhur.

Kemi vetëm të sotmen.

Le t’ia fillojmë! Nënë Tereza – recituar nga Ajli

Në fund të eventit ishte edhe një surprizë nga Shoqata Kulturore “ACAS SKANDERBEG” me president Kol Marku i cili mbështeti dhe përgëzoi iniciatoren e këtij eventi duke e vlerësuar gjithashtu me një Diplomë mirënjohje me motivacionin “Për merita të veçanta në studimin dhe lëvrimin e vlerave kulturore, historike dhe gjuhësore të popullit të lashtë shqiptar (Pellasgo ilir)”

Gjërat e mira, realizohen dhe konkretizohen kur ne bashkëpunojmë për më të mirën e mundshme të vendit tonë Shqipëri, duke respektuar veten dhe të tjerët, çdo gjë e bukur realizohet.

Falenderojmë aktivistët, vullnetarët, mbështetësit në mbarë botën për dashamirësinë dhe ndihmën në realizimin e këtij eventi.

Aplikantët që kanë shprehur interesimin për fazën e parë të konkursit, i informojmë se kalojnë në fazën e dytë të gjithë, për shkak të kërkesave të shumta, bordi nuk ka shpallur fituesit, por ju jep mundësinë edhe të interesuarve të tjerë duke respektuar kërkesat e shqiptarëve edhe nëpër botë.

Artikulli paraprakLideri Richard Barrett solli evoluimin e vlerave njerëzore në biznes dhe shoqëri
Artikulli tjetër“Çertifikatë Mirënjohje”- Richard Barrett Themeluesi i “Barrett Values Centre”