Pata kënaqësinë dhe privilegjin të isha e intervistuar në emisionin “Zëri Yt” drejtuar nga aktivistja e të drejtave të njeriut Lindita Semanjaku. Intervista u transmetua drejtpërdrejt ekskluzivisht nga televizioni Shqiptar Albania TV Chicago.

Emocioni ishte më i madh sepse ishte edhe emisioni i parë por kënaqësia ishte edhe më e madhe sepse ftesa ishte nga një grua dhe akoma më tepër nga shqiptare. Ai paragjykimi që kemi ndaj njëri -tjetri se ne nuk bëhemi, se ne nuk bashkëpunojmë sikur më ngrohu zemrën se dëshmon me vepra që ne bëhemi dhe ne bashkëpunojmë.

Prezantuam misionin e organizatës ”ALVA”, konceptin e vlerës rolin e saj sikurse për vlerat pozitive dhe ato potencialisht kufizuese, roli dhe rëndësinë që vlerat luajnë në jetën tonë.

Vlerat tona pasqyrojnë atë që është e rëndësishme për ne. Ato janë një mënyrë e shkurtër për të përshkruar motivet tona individuale dhe kolektive.

Më tej biseda u drejtua rreth aktiviteteve të zhvilluara nga ALVA ndër vite në “Ditën Botërore të Vlerave” gjatë vitit 2018, 2019 dhe për ta mbyllur më pas me temën e vitit 2020 që i kushtohet “Vlerave të Heronjve” të periudhës Covid.

Biseda tepër e këndshme u mbyll me mesazhin se së pari ne duhet të vlerësojmë veten, ta duam atë dhe në këtë mënyrë të paktën të përpiqemi të vlerësojmë atë çfarë ne kemi që të mund të dimë të vlerësojmë prindërit, familjen, dhe cilindo tjetër që ne punojmë ose kemi pranë.

FALENDEROJMË DASHAMIRËSEN E VLERAVE LINDITA SEMANJAKU DHE TELEVIZIONI SHQIPTAR “ALBANIA TV CHICAGO” QË NA MUNDËSOI TË SHPREHNIM ZËRIN TONË RRETH VLERAVE SHQIPTARE DHE AKTIVITETE TË “ALVA”-s. STAFI ALVA JU URON SUKSESE TË MËTEJSHME!

Intervistën e plotë mund ta ndiqni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/jon.alb.146/videos/584808802396984/