Të nderuar/a Mikesha dhe Miq të organizatave të shoqërisë civile!

Përgëzime për punën tuaj në shërbim të komunitetit dhe shoqërisë shqiptare ndër vite. Sikurse një pjesë prej jush jeni në dijeni tashmë është i hapur votimi online për 4 vendet vakante si anëtarë përfaqësues të shoqërisë civile pranë “Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile”. Pjesë e këtij kanditim votimi është edhe Drejtore Ekzekutive e organizatës ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare; znj. M. Sc. Manjola Perja. Një pjesë prej jush edhe e njihni duke qenë se ajo është pjesë e shoqërisë civile prej më shumë se 15 vjet, duke nisur aktivizimin e saj me shoqatën e gruas “Arbëria”, PVN Albania, me organizata ndërkombëtare SCI- Social Civil International etj. dhe së fundmi duke drejtuar organizatën e themeluar nga ajo vetë ALVA, duke sjellur një risi historike për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare në vitin 2018 me përfshirjen e Shqipërisë për herë të parë në historinë e saj si pjesë e denjë e komunitetit global të vlerave “World Values Day”.

Qendra ALVA është një organizatë me karakter kulturor, informues, edukativ, shkencor dhe atdhetar e cila ka për synim identifikimin, informimin, kultivimin dhe promovimin e vlerave kulturore, historike, njerëzore të vyera të kombit shqiptar. Më shumë informacion rreth organizatës dhe aktiviteteve tona i gjeni në webfaqen https://alva.al/.

Pas kualifikimit të fazës së parë të konkurimit si anëtare përfaqësuese e shoqërisë civile pranë “Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile”, në pozicionin vakant 3 (tre) anëtarë Fusha e veprimit “C. Përmirësimi i mirëqenies, shërbimeve sociale, mbrojtjes së shëndetit si dhe cilësisë së jetës”, Drejtore Ekzekutive e organizatës ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare Manjola Perja, kalon në fazën e dytë,  e cila konsiston në votimin online për vendet vakante të pozicionit përkatës. Që votimi të jetë i vlefshëm, kriteret bazë janë:

  1. Në këtë proces votimi online ftohen të marrin pjesë gjithë përfaqësuesit ligjorë të OSHC-ve, të cilat janë të regjistruara në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në organet tatimore, e kanë statusin “Aktiv” të NIPT-it si dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë.
  2. Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile votojnë online duke respektuar parimin që një organizatë mund të votojë vetëm një herë!
  3. Ju bëjmë të ditur se të dhënat e hedhura në “Formularin e Votimit – Online” do të verifikohen.
  4. Vlefshmëria e votimit është nga data 24 korrik deri më 31 korrik 2019 deri 24:00.
  5. Për të votuar, ju lutem klikoni linkun http://www.amshc.gov.al/kkshc/?lang=sq

Konkurrenca është e madhe sikurse edhe sfidat. Shumë sfida kemi kaluar, kemi ende shumë përpara, por mbetemi në mirëkuptimin tuaj, duke besuar në dëshirën e mirë për të mundësuar më të mirën në shërbim të vendit tonë dhe shoqërisë shqiptare. Kushdo që beson në misionin tonë dhe se kjo kandidaturë është një përfaqësim i denjë, lutemi të votojë.  

Ju falenderojmë për kohën si dhe mirëkuptimin për të na përkrahur.

Suksese në çdo aspekt!

Suksese gjithashtu të gjithë kandidatëve!

  Miqësisht

Msc. Manjola Perja

CEO – ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare