Përkrenarja me kurorë mbretërore e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që gjendet në Muzeun Perandorak të Vjenës (Austri), ka trajtë plisi punuar me çelik dhe është e rrethuar me një kurorë mbretërore prej lëkure, stolisur me gjashtë trëndafila të praruar rreth e rrotull.

Në hapësirat e trëndafilave gjenden gjithashtu të praruara shkronjat latine të stilit gjysmëgotik, me inicialet që vijojnë:

I (hesus) N (azarenus)
P (rincipi) E (mathiae)

R (egi) A (lbanie)
T (errori) O (smanorum)
R (egi) E (piroticum)
BT (enedictum)

Jezusi Nazaren
Mretin e Shqipërisë
Tmerrin e Osmanëve
Mbretin e Shqiptarëve
Bekon

Mbi përkrenare gjendet një kokë dhie e praruar, e cila, krahas shqiponjës, prezanton një nga simbolet më të lashta shqiptare. 

Burimi:http://www.botasot.info/ Përshtati për ALVA: V. D.