Elina Xhengo, atletja nga Korça është shpallur kampione bote në hedhje shtize. Ajo prej vitesh jeton familjarisht në Greqi, ndaj dhe në vendin fqinj e kanë bindur për të garuar si atlete greke. Rekordi botëror prej 63.34m është vendosur në Olimpiadën e Argjentinës.

Elina Xhengo1/
Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL

Ky rekord për të reja thyhet pas shumë vitesh. Rekord që tani në këtë disiplinë mbahet nga korçarja 18-vjeçare që garon për ngjyrat e flamurit të vendit fqinj. Lajmi për shqiptaren ka bërë bujë në të gjitha mediat greke. Vajza me origjinë shqiptare, është shpallur atletja më e mirë europiane për muajin tetor. Vlerësimi është bërë online me ndihmën e mediave sociale. Ajo mori 3470 vota.

Burimi:http://autochthonous.njekomb.com/