Uji është një pasuri natyrore me vlera të mëdha kombëtare. Ai ka përdorim të madh në bujqësi, në industri dhe për furnizimin e qendrave të banuara. Pozita gjeografike në brigjet e detit Adriatik dhe detit Jon, kushtet klimatike, relievi i thyer, kryesisht kodrinoro-malor, përhapja e madhe e shkëmbinjve të përshkueshëm nga uji dhe veprimtaria e njeriut kane kushtëzuar pasuritë e mëdha ujore dhe shumëllojshmërinë e tyre: dete, liqene, lumenj, përrenj dhe burime ujore.Shqipëria është shumë e pasur më shumë se 152 lumenj dhe përrenj, që formojnë përfundimisht 8 lumenj të mëdhenj, që rrjedhin nga juglindja drejt veri- perëndimit, kryesisht drejt bregdetit Adriatik. Rreth 65% e pellgut ujëmbledhës të tyre shtrihet brenda territorit shqiptar.

Lumi Vjosa

 

Këta lumenj shkarkojnë në detin Adriatik mesatarisht 1’308 m3/s (min. 649 dhe maks. 2’164 m3/s); moduli mesatar i rrjedhjes është 30,2 l/s km2. Nga prurja e përgjithshme vjetore prej 42,25 miliardë m3, vetëm 12,8 miliardë u përkasin ujërave nëntokësore. Mesatarja vjetore e rreshjeve në territorin shqiptar është 1’430 mm/vit, por të shpërndara jo uniformisht përgjatë vitit: rreth 40% në dimër, 32% në pranverë, 17% në vjeshtë dhe vetëm 11% në verë.

Burimi:wikipedia