Sipas  shënimeve të Mustafa Merlika Krujës, pjesëmarrës në këtë kuvend, del se Rezolutën e Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë e nënshkruan të gjithë të pranishmit në Kuvend, e ata ishin:

Ismail Kemal (Qemali);

Kaçorri (Dom Nikoll Kaçorri);

Abdul Aziz Vehbi (Vehbi Dibra, ish-myftiu i Dibrës e aty e mbrapa myftiu i përgjithshëm për myslimanët e Shqipnisë së pamvarme);

J.Karbunara;

Elmas Boco;

Vehbi Harçi;

Qazim Kokoshi;

J.Minga;

Rexhep Mitrovica;

A.Rruçi;

Abdi (Toptani);

Abas Dilaver (Qelkup-a);

Mid´hat Frashëri;

Shefqet Daju;

Zihni Abas Kanina;

Xhelal (Kopernacka);

Hajredin Cakrani;

Qemal Elbasani (Karaosmani);

Iljas Vrioni;

Salih Gjuka;

Dhimitër Berati;

Dhimitër Emanuel (Mborja?);

Dimitri Zografi;

Murat Toptani;

Pandeli Cale;

Luz (Luigj) Gurakuqi;

Bedri Pejani;

Spiro (don) Ilo;

Thanas Floqi;

Lef Nosi;

Dr.H.Myrteza;

Nuri (Sojliu);

Mustafa Asim Kruja;

M.Ferid Vokopola;

Ymer (Deliallisi);

Xhemaledin (Xhemal Deliallisi);

Nebi Sefa Lushnja;

Zuhdi Ohria, ndërsa 2 emra janë të palexueshëm…”32

Pra, këtë akt e nënshkruan vetëm delegatët që ishin të pranishëm në kuvend, por jo edhe ata që erdhën me vones në Vlorë (Isa Bolentini me delegatët nga Kosovë etj ). Pas këtij akti të rëndësishëm në historinë e popullit tonë, në orën 15 e 12 minuta pasdite, Ismail Qemali në murin e ballkonit të shtëpisë ku u mbajt kuvendi e vendosi Flamurin kombëtar, po atë Flamur që zbukuronte podiumin e Hotelit “Kontinental” në Bukuresht, në mbledhjen e 5 nëntorit, me përfaqësuesit e kolonive shqiptare atje 34 Ndërkaq, përveç këtij versioni, Eqrem bej Vlora, në kujtimet e tij – thotë se flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, ishte një flamur që e mbaja në shtëpi si kujtim, të dhuruar solemnisht (më 1909) nga një pinjoll i familjes Kastrioti (don Aladro Kastrioti) me banim në Paris.

Burimi:http://www.sa-kra.ch/ Përshtati për ALVA – V. D.