Newborn përcolli mesazhin e paqes, ndërsa vetë Deklarata e Pavarësisë përcaktoi bazën e politikës miqësore ndaj të gjitha vendeve tjera. Që nga momenti që Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) çliroi Kosovën më 1999, ishte e qartë se një shtet i ri do të lindte.
Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe qeveria. Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë. Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit të pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008.
Zyra Civile Ndërkombëtare mori përsipër mbikëqyrjen e zbatimit të pavarësisë. Pak ditë më vonë, një grup vendesh që njohën pavarësinë e saj themeluan Grupin Drejtues që do të mbikëqyrte shtetin e ri. Plani i Ahtisaarit nuk u zbatua kurrë në veriun e banuar me shumicë serbe, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e shtetit të Kosovës.
17 Shkurt 2008. Ora 15:48 minuta. Republika e Kosovës iu shtua hartës së shteteve. Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në Evropë. Ata që e lexojnë deklaratën e pavarësisë e kuptojnë se asgjë në përpjekjet për ndërtimin e shtetit nuk ishte e njëanshme. Negociatat e udhëhequra nga laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari, ishin të thella dhe shteruese. NATO, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të tjerë punuan së bashku për të siguruar paqen dhe stabilitetin pas pavarësisë. Puna e tyre ishte jetike për të siguruar një tranzicion të qetë
Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm lotësh e gjaku për popullsinë shqiptare atje. Për vite me radhë, deri në qershor të 1999-ës, shqiptarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga ushtria e Millosheviçit. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombëtare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar.
Newborn filloi rrugëtimin si shtet i pavarur. Mbledhja e jashtëzakonshme, solemne dhe plenare, e Kuvendit të Kosovës, e kryesuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, filloi pas orës 15:00 dhe në rend dite kishte dy pika të rëndësisë historike: miratimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe miratimin e simboleve shtetërore të Kosovës. Kërkesa e përbashkët për këtë mbledhje u shtrua nga presidenti, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri, Hashim Thaçi.
Në seancë morën pjesë 109 deputetë, ndërsa të pranishëm ishin edhe shumë mysafirë nga radhët e përfaqësive diplomatike, si dhe pjesëtarët e familjes së Adem Jasharit dhe të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj; të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes; të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë, miraton Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive; të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jepet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet; të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë; duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën”, deklaronte kryeministri Thaçi.
Derisa firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës nënshkruanin deklaratën për lindjen e Republikës, qytetarët kishin shkrirë akullin e dimrit kosovar me festën madhështore çdo kund në Kosovë.
Newborn përcolli mesazhin e paqes, ndërsa vetë Deklarata e Pavarësisë përcaktoi bazën e politikës miqësore ndaj të gjitha vendeve tjera.
Në këtë kontekst historik, Kuvendi i Kosovës, përmes Deklaratës së Pavarësisë i bënë ftesë faktorit ndërkombëtar që ta vazhdonte prezencën në Kosovës, për promovimin e vlerave perëndimore dhe demokratike.
Po atë ditë, më 17 Shkurt 2008, me aklamacion, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe simbolet shtetërore, himnin, stemën dhe flamurin, të cilat tregonin identitetin e shtetit të Kosovës. Me procedurë të shpejtuar shpalli me dhjetëra ligje, që dilnin nga Pakoja e Marti Ahtisaarit, e cila parashihte pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën. Më 4 prill 2008 u shpall Kushtetuta e Kosovës, akti më i lartë juridik i vendit, i cili përcakton Kosovën Republikë Parlamentare. Zyrtarisht, deri më sot, Kosovën e kanë njohur 117 shtete.
www.botasot.info/http://www.sa-kra.ch/www.shqiperia.com/ www.kosovapress.com/Përshtati për ALVA: M. V.



