Me këtë gatim mund të marim maksimumin e vlerave dhe maksimumin e shijes së veçantë të specit të kuq. Që ta realizojmë këtë recetë sa më mirë dhe sa më shpejt, na duhet një tenxhere me presion.

Përbërësit:

5 speca të kuq mesatar                      
6 thelpinj hudhra
Piper i zi kokërr
3 gjethe dafine
½ fixhan – ujë

1 lugë  uthull balsamike/uthull normale
2 lugë – vajë ulliri
kripë

Pregatitja:

Pasi i kemi larë specat e kuq, i pastrojmë ato nga bishti dhe nga farat, pa ja prishur formën, i rreshtojmë të gjitha ingredientët në tavolinë dhe fillojmë duke i kriposur pak specat nga brenda dhe duke i mbushur me disa copa hudhra e disa kokrra piper. Pasi t’i mbushim, i shtrojmë specat në bazën e tenxheres me presion dhe i shtojmë aty ujin, uthullën, gjethet e dafinës, disa copa hudhre, piperin e zi kokërr dhe në fund vajin e ullirit dhe pak kripë. E mbyllim kështu tenxheren dhe e vendosim të ziej. Pasi tenxherja ka filluar atë zhurmën karakteristike, që besoj të gjithë e njohim, pra pasi ka filluar të nxjerrë presionin jashtë, fillojmë të masim kohën. Do të duhen vetëm 5 min pas kësaj zhurme dhe gogozharet janë gati. Super shpejt. Super shëndetshëm.

Burimi:Kuzhina e zonjave / Përgatiti për ALVA – V. D.

Artikulli paraprakFërges “Tirone”
Artikulli tjetërJeta është pasuri, vlerësoje! Nënë Tereza – “Shën Tereza”