- Kali i huaj të len në baltë;
- Çdo hap drejt kulturës, është hap drejt lirisë;

- I dehuri gjithnjë betohet se nuk është i pirë;
- Fjala është si bleta që ka edhe mjaltin edhe thumbin;
- Qingji i butë thithë dy nana;
- Ai që di të bëjë lajka, di dhe të shpifë;
- Mos u mundo të nxjerrësh dhjamë nga pleshti;
- Ç’ke në shtëpi, tregon femija, ç’ke në shpirt tregon rakija;
- Nuk ngopet ariu me miza;
- Kur s’ ke kokë, ke këmbë;
- Kush lyp shumë, e humb edhe atë që ka;
- Mate shtatë herë, e pri një herë;
- Ai që është shok me të gjithë, nuk është shok me asnjë;
- Mendja e madhe e keqja e vetes;
- Më thuaj ç’shokë ke, të të them se cili je;
- Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh këshilla, aq rëndë është t’i pranosh;
- Fjalën, sa e ke në gojë, e ke robin tënd, kur të del nga goja, bëhesh rob i saj;
- Heshtja është e hidhur, por frytin e ka të ëmbël;
- Një njeri që ka shumë fjalë, edhe një i shurdhër e mund atë;
- Nuk është turp kur nuk e di, por është turp kur nuk dëshiron ta mësosh;
- Nuk duhet t’i frikësohesh krismës, por plumbit;
- Dielli është jorgani i të varfërit;
- I pasur bëhesh me dituri, jo me flori;
- I madh bëhesh me mendje, jo me moshë;
- Jeta është një libër, kopertinat e të cilës janë Lindja dhe Vdekja;
- Ari në zjarr provohet, miku në rrezik dallohet;
- Kanun me babën nuk ka;
- I talluri, të tall;
- Ai që di më së shumti flet më së paku;
- Gurë Gurë bëhet Kalaja;
- Dita e mirë shihet qysh në mengjes;
- Liria as nuk falet, as nuk blihet, por fitohet;
- Njeriu vlen sa di, e di sa mban mend;
- Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë;
- Peshku në det, tigani në zjarr;
- Nga ferra del trëndafili, ashtu si dhe nga trëndafili del ferra;
- Mik është ai njeri që ka armiq të njëjtë si ju;
- Mos ua thuaj miqve të tu atë që armiqtë e tu nuk duhet ta dinë;
- Dëgjo shtatë a tetë dhe përseri bëj si di vetë;
- Dardha bie nën dardhë.
- Burimi:http://www.thenie.net/ Përshtati për ALVA – M. P.