“Vlerat që i bashkojnë viktimat gra, të shkeljes së të drejtave të njeriut” në Ditën Botërore të Vlerave Shqipëri

0
1457

Tema e  Ditës Botërore të Vlerave 2023  është “Vlerat që na Bashkojnë”. Në vazhdën e nismës “Rilidhja me Vlerat e Gruas” organizata Alva-Albanian Values -Vlerat Shqiptare në Ditën Botërore të Vlerave Shqipëri ndërmorri organizimin e eventit “Vlerat që i bashkojnë viktimat gra, të shkeljes së të drejtave të njeriut”.

Te drejtat ALVA

Viktimat përballë shkeljes së të drejtave të njeriut, shpesh gjejnë solidaritet dhe unitet përmes vlerave të përbashkëta që në shumë raste i tejkalojnë përvojat e tyre individuale. Shkelja e të drejtave të njeriut ndaj gruas në veçanti është një temë delikate e cila përjetohet thellësisht në vende të vogla ku mendësi patriarkale ende ekziston sikurse është edhe Shqipëria. Thelbësore mbetet ndërgjegjësimi ndaj mosshkeljes dhe nëpërkëmbjes së dinjitetit të gruas. Shqetësim i madh është mosreagimi i mjaftueshëm i shoqërisë civile apo institucioneve publike dhe jopublike përkatëse ndaj rasteve të tilla në mënyrë që këto fenomeve të pakësohen. Rrethanat dhe mos reagimi i plotë e bëjnë  viktimën të ndjehet fajtore. Viktima është viktimë e rethanave të padëshiruara nga ajo.

Te drejtat e rezervuara nga ALVA

Shkelja e të drejtave të njeriut, sidomos kur viktima është gruaja, është një shqetësim si për gratë shqiptare por edhe për gratë në mbarë botën. Vlerat i bashkuan viktimat gra të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Pjesëmarrja e lidereve advokuese të drejtave të njeriut, përfaqësueseve të shoqërisë civile në rang global krijoi alternativa shkëmbim mendimi dhe eksperience të rëndësisë së veçantë, në format miqësor dhe profesional. Vlerat e Dinjitetit, Respektit, Solidaritetit, Unitetit etj. krijuan diskutime interesante duke nxjerr në dukje rëndësinë se jeta me ngjyrat e saj krijon alternativa dhe gratë të kenë mundësi për përballimin e shpejt dhe sa më të lehtë të situatave dhe pasojave shqetësuese problematike të lindura edhe si pasojë e shkeljes së të drejtave të njeriut.

Gruaja, nëna, motra etj., nuk duhet të ndjehet e vetme dhe e nëpërkëmbur ndonëse na ndajnë kilometra distancë por ndërgjegjësimi për të mbështetur viktimat, dhe gratë në nevojë, që përjetojnë të tilla eksperienca duhet ti kalojë barrierat dhe të mundësojë mbështetje të drejtësisë, vendosmëri të përbashkët në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Për respektimin e dinjitetit të çdo gruaje, fëmijëve të saj etj. pavarësisht nga prejardhjes ose përvojave duhet ende shumë punë, për garantimin që të drejtat e tyre të vlerësohen dhe mbrohen. Mbështetja ndjehet si domosdoshmëri jetike njerëzore e hapit të pare lidhur me adresimin e çështjeve sistemike dhe avokimin për ndryshimin e politikave sociale juridike administrative në vendet përkatëse.

Artikulli paraprakMë 6 maj 1405 lindi Gjergj Kastrioti heroi më i madh i kombit tonë arbëror
Artikulli tjetërGëzuar 28 Nëntorin!