Agna Group 

Kompanitë e Agna Group janë:

  1. Agna sh.a
  2. Alfa sh.a
  3. Albartex
  4. On Time Concept
  5. Agna Investitor 

AGNA sh.a u krijua nga bashkimi i Anonime Kakavi dhe Agna Investitor. AGNA sh.a operon në dy sektorë kryesorë:  shpërndarje dhe prona të patundshme. Kompania e parë, Anonime Kakavi, u krijua në  vitin 1991, si importuese dhe shpëndarëse ekskluzive e markave të njohura të produkteve ushqimore, detergjentëve, kozmetikës dhe cigareve. Agna Investitor operon në fushën e ndërtimit dhe pronave të patundshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Kjo kompani ka formuar një portofol  të rëndësishëm investimesh.ndër vite. ALFA sh.a, u krijua në vitin 1992 si shpërndarëse zyrtare e Amstel dhe Pepsi Co. Në vitin 1997, Alfa sh.a ndërtoi nje fabrikë moderne në fshatin Glinë, e cila bëri të mundur zgjerimin e aktivitetit me prodhimin e ujit Glina dhe shumë pijeve të tjera. Suksesi e çoi Alfa sh.a në marrjen e statusit të Botiluesit dhe Shpërndarësit zyrtar të Pepsit për territorin shqiptar në vitin 1999. ALBARTEX sh.p.k  u ble  në vitin 2001. Kompani që operon në sektorin e reklamave “outdoor” dhe zotëron tashmë pjesën më të madhe të tregut. Në vitin 2003 u krijua agjencia ON TIME CONCEPT. Kjo agjenci ofron shërbime të ndryshme duke filluar nga organizimi i aktiviteteve, promocioneve, studimeve të tregut dhe marrëdheniet me mediat, duke plotësuar kështu në mënyrë komplekse nevojat e bizneseve që operojnë në Shqipëri. Në kushtet e ndërvarësisë në botë, biznesi mund të ndihmojë në konsolidimin e profilit ekonomik të një vendi duke ndërtuar edhe ura për investimet e huaja, dhe AGNA Group sigurisht e bën këtë. 

Burimi:http://agnagroup.com

Artikulli paraprakJetëshkrimi i Piktorit “Mjeshtër i Madh” Pashk Përvathi
Artikulli tjetërBiznesmeni i suksesshëm Vasil Naçi, CEO & President i Agna Group