Ai që di më së shumti flet më së paku

  • Burri është koka, kurse gruja është qafa.
  • Dardha bien në dardhë.
  • Dëgjo shtatë a tetë dhe përsëri bëj si di vetë.
  • Flokë-gjatë, mendje-shkurtër.
  • Fjalët janë gra, veprat burra.
  • Gruaja fut shejtanin në shishe.
  • Gjuha vete ku dhemb dhëmbi. (Populli)
  • Qingji urtë, pi dy nana. (Populli)
  • Një budalla hedh një gur në lum dhe 100 të mençur lodhen për ta nxjerr! (Populli)
  • Më mire syri sesa nami ! (Populli)
  • Mos u mbaj se je, mos u mbaj se ke; kur të vesh matanë , veç dy metra dhe! (Populli )
  • Zot rujna prej miqve se prej armiqve ruhem vete! (Populli)
  • Ç’të mjellësh do korrësh! (Populli)
  • Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara! (Populli)
  • Trimi i fortë, me miq shumë! (Populli)
  • Fshati që duket s’ka nevojë për kallauz ! (Populli)
  • Dielli duket që në mëngjes! (Populli)
  • Kush s’ka kokë, ka këmbë! (Populli)
  • Shtri këmbët sa ke jorganin! (Populli )
  • Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron ! (Populli )
  • Budallait hapi rrugë! (Populli)
  • Bjeri pragut, të marri vesh penxherja!
  • Gjithe gishtat dhembin njësoj.
  • I zoti e nxjerr gomarin nga balta.
  • Jeto sikur do vdesësh nesër, dhe mëso sikur do jetosh gjithmonë.
  • Kali i botës të le në udhë (rrugë).
  • Më mirë një luan në krye të gomerëve, se sa një gomar në krye te luanëve.
  • Dashuria që ushqehet me dhurata ka gjithmonë uri.
  • Krenaria është një hap para rënies.
  • Tërë derrat një feçkë kanë.
  • Nuk ka pyll pa derra.
  • “E sotmja është Histori, e nesërmja Misteri”.
  • “Bisnesi i të tjereve, nuk është i juaji”.
  • “Nuk mund të përgatitësh nje omletë, pa thyer vezët”.
  • “Shpreso për të mirën, pregatitu për të keqen”.
  • “Fati nuk troket dy here në një vend”.
  • “Gojën mbylle, sytë mbaj hapur”.
  • “Gjërat që nuk i dini, rri pa frik se nuk mund tu vrasin”.
  • “Kurrë mos e vlerso njeriu nga pamja e jashtme”.
  • “Buzëqeshja është ilaqi më i mirë”.
  • “Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta se ti bashkosh dy shqiptar” (Gjergj Fishta)
  • “Shqiptarët tregojnë ç’farë s’duhet,e fshehin atë ç’fare di e tërë bota”.
  • Kur s´ke kokë, ke këmbë.
  • Koka bën koka pëson.
  • Kush të do të shan.
  • Kush lyp shum, e humb dhe atë që ka.
  • Mat shtat herë, e pri një herë.
  • Më thuaj ç’shokë ke, të të them se cili je.
  • Me një lule …, s´vjen behari.
  • Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë.
  • Mendje e madhe, e keqja e të zotit.
  • “Bëj siç them unë, dhe jo siç bëj unë”.
  • “Shtriji këmbët sa ke jorganin”.
  • “Po e mendove rrugën të shkurt, dije që ajo do të të dal më e gjatë”.
  • “Bëje hapin po mos kthe kokën pas”.
  • “Sinqeriteti është vyrtyti i budallejve”.
  • “Pa e provuar gjellën mos thuaj që është e mirë”.
  • “Mendo 100 herë dhe fol 1 herë”.
  • Ha nje lugë çorbë të prishur dikur, e vjell gjithë jetës.
  • Ç’ta bën fëmija, s’ta bën as perëndia.
  • Gjuha kockë s’është e kocka thyen.
  • Nuk mbahet shtëpia me miell hua.
  • I zoti e di ku i pikon çatia.
  • Kur bie errësira, të gjitha macet duken të mira.
  • Qeni që leh, nuk kafshon.
  • Ku ka tym, s’është pa gjë.
  • Kush s’punon, dheut i rëndon.
  • T’i varesh ujkut mëlçitë e qengjit në qafë.
  • Ç’ka barku, nxjerr bardhaku.
  • Uthulla e fortë, thyen enën e vet.
  • Larush për përjashta, kazi për mrena.
  • Kush fmi se nigjon nanën, del n’rrug e then kamën.
  • Goja llap e shpina dap.
  • Mos t’foli goja para men’jes.
  • Uji s’fle, hasmi fle.
  • Guna e tjetrit, të mban valë.
  • Punën e sotme, lëre më mirë për nesër.
  • Gjella me kripë e kripa me grusht.
  • Kush të shan edhe të zhdëp në dru.
  • Po lehen qentë, nuk ecën dot karvani përpara.

Burimi:Forumishqiptar – Fjalë të urta nga Elbasani / Punoi për ALVA – Vilma Dibra