NeoCharger e nisi aktivitetin tregtar në muajin dhjetor 2016, pasi u vlerësua dhe u mbështet financiarisht në programin e punësimit të UNDP, e cila shërbeu gjatë fazës 6 mujore të zhvillimit të produktit.
NeoCharger është konceptuar si një pajisje tavoline për bare, restorante, hotele, salla konferencash, mjedise pune, etj, që merr energji nga një bateri e rikarikueshme dhe mundëson karikim të shpejtë përmes fishave me zgjatim alternativ. Mundësia e karikimit të celularit, tashmë në një distancë të afërt e që të garanton njëherazi disponueshmërinë e përdorimit, paraqet një alternativë zgjidhje dhe komoditet për përdoruesin.
Pajisja ka nxitur interes të vecantë dhe nga individë të cilët mjet parësor pune dhe argëtimi kanë smartphonët e tyre dhe me patjetër duhet të jenë me bateri dhe aktiv gjithë kohës, gjithashtu shumë persona të apasionuar mbas udhëtimeve/pushimeve dhe që duan te kapin cdo moment/pamje nga këto vende kanë gjetur zgjidhje me anë të NeoCharger për karikimin e smartphonëve të tyre në vende ku natyra të ofron gjithcka përvec tekonlogjisë dhe energjisë.
NeoCharger, që në ideim, është menduar t’ju ofrohet partnerëve potencial, me mundësinë e personalizimit promocional të produktit sipas nevojave dhe vizionin që pajisja të bëjë të mundur karikimin wireless.
NeoCharger mundëson zgjidhjen e problemit të pamjaftueshmërisë së baterisë celulare, në komoditetin maksimal për përdoruesin, që deri tani rezulton të jetë shumë i kërkuar.
NeoCharger ju ofron bizneseve në sektorin e shërbimeve një pajisje që bën të mundur karikim të shpejtë e të sigurtë për deri në dy pajisje portabël (telefon, tablet, bateri, kufje, etj. në të njëjtën kohë. Kjo pajisje, në subjektet që bashkëpunojnë me NeoChargwer, ofrohet në rast nevoje pranë tavolinës ku përdoruesi është akomoduar.
Pajisja NeoCharger ka një kapacitet prej 20.000 mah e aftë të karikojë deri në 8 celularë. NeoCharger mund të karikoje dy pajisje celulare në të njëjtën kohë Iphone & android me shpejtësi maksimale për shkak se pajisja është smart dhe mund të bëjë njohje e kategorisë së celularit dhe e karikon atë në shpejtësinë optimale dhe kjo bën të mundur që dhe bateria në celular tju zgjasë më shumë sesa kur e karikoni me karikues teë zakonshëm. Pajisja pra në zgjatim ka dy fisha me zgjatim alternative deri në 30 cm që bën të mundur karikimin.
Me NeoCharger ofrohen 3 modele biznesi:
1. Shitja direkte
Shitja direkte konsiston në shitjen e produktit tek klientët final, që të renditur sipas madhësisë janë (bare, zyra, hotele, individë), çmimi mund të ndryshojë në varësi të sasisë së porositur dhe të materialeve plotësuese (sticker, leaflet, fisha, karikues ekstra që shërbejnë për të karikuar 6 NeoCharger njëkohësisht etj). Në rastin e shitjes NeoCharger ofron 6 muaj garanci për produktet.
2. NeoCharger produkt promocional
Promovimi me anë të NeoCharger kryhet në këtë mënyrë: Ne ju bëjmë një ofertë konkrete kompanive të ndryshme për të marketuar produktet apo shërbimet e tyre me anë të NeoCharger. Çka ne bëjmë është Brandimi i individualizuar i të gjithë pajisjes nga ana vizive dhe për çdo pajisje të tillë që ne ua ofrojmë Bareve të zgjedhura me konsensus me një çmim preferencial dhe kompanitë na paguajnë në varësi të kohës dhe numrit të njësive që duan të brandojnë. Duke qenë se pajisja dhe për shkak të funksionalitetit të saj është goxha vizive kemi parë të arsyeshme krijimin e një modeli të tillë biznesi.
3. Dhënia me qira ( konferenca, trajnime, workshope)
Dhënia me qira konsiston aktualisht në rastet kur në një aktivitet të rëndësishëm është e mundësuar dhënia me qira e produkteve, atëherë kur kompanitë e trajnimeve dhe eventeve organizojnë evente me orare të zgjatura dhe me shumë persona të pranishëm, duke planifikuar sa njësi duhen dhe për sa orë ofrohet një pagese modeste shërbimi.
Burimi:www.neocharger.com