Shtetasit shqiptarë duhet të dinë të përdorin gjuhën kombëtare në mënyrë korrekte që të kuptohen të gjithë me njëri-tjetrin. Megjithatë, ajo që është shumë e rëndësishme: ata duhet të jenë të vetëdijshëm në lidhje me dialektin e tyre, për të ruajtur zakonet dhe traditat që janë të shtrenjta dhe që na përfaqësojnë. Deri tani, ata që e mbajnë gjallë dialektin janë kryesisht të moshuarit…

Kur flasim për gjuhën shqipe nënkuptojmë të gjithë dialektet shqip, por në fakt nuk janë dialektet e gjuhës shqipe: janë dialektet që kanë krijuar gjuhën shqipe. Pra, ekzistojnë dialekte që përmblidhen si dialekte të vendeve shqipfolëse, sigurisht, por jo dialektet e shqipes (shqipja standard u krijua pas vitit 1972). Kjo është një çështje e rëndësishme, kur shumica jonë është rritur  me idenë se gjuha “prishet” nga dialekti, dhe se pikërisht dialekti nuk është gjë tjetër veçse një shtrembërim, si të themi, i standardit (ai i koduar nga gramatikat). Faktet nuk e dëshmojnë absolutisht këtë gjë, sepse vetë shqipja është kryesisht zhvillimi i një dialekti. 

Shqipja, pra, është rezultat i evolucionit të një dialekti (toskërishtes) i cili i është nënshtruar një procesi kodues dhe standardizues, për të cilën gjë është diskutuar shumë… Me fjalë të tjera, me anë të gramatikave (kode, pra) shqiptarët kanë mësuar të njohin tiparet e një gjuhe të cilës të gjithë ne sot i referohemi (një gjuhë standarde, për të qenë më të saktë).

Kjo mund të jetë e mjaftueshme për të kuptuar se, nëse shqipja e sotme rrjedh nga një dialekt, dialekti nuk mund të jetë zvetënimi i saj, përkundrazi. 

Kur themi se gjuha është në evoluim të vazhdueshëm, këtë ne nuk e bëjmë më tepër për të justifikuar studimet në lidhje me fjalët sesa për të njohur faktet. Ne e dimë se të gjitha gjuhët e tanishme janë rezultat i evolucionit të gjuhëve të vjetra dhe gjuhët e së ardhmes do të jenë rezultat i ndryshimeve të cilave u nënshtrohen gjuhët e sotme. Ndryshimet që po ndodhin, me pak fjalë, janë reale.

Dikush mendon se dialektet nuk kanë një gramatikë. Pikërisht këtë dikushin duhet ta bindim për të kundërtën: mendoj se secilit nga ne i ka takuar të dëgjojë ndonjëherë dikë që flet në një dialekt që na ka bërë të qeshim. Arsyeja mund të varet jo vetëm nga një emër i gabuar apo një shqiptim i gabuar, por edhe nga frazat e ndërtuara në mënyrë jo të saktë; pra nga një sërë gabimesh të cilat e largojnë folësin nga rregullat e dialektit.

Në qoftë se dialekti ka një gramatikë dhe shqipja rrjedh nga dialekti, çfarë, atëherë, është dallimi në mes njërës dhe tjetrit? Cila është arsyeja për të cilën ne nuk e përdorim dialektin me shkrim, në dokumentet zyrtarë? Përgjigja qëndron në vetë pyetjen: sepse dialekti i vjetër është koduar dhe është zgjedhur si gjuhë standarde, gjuhën, që ne të gjithë e pranojmë.

Dallimi, pra, nuk qëndron në praninë apo në mungesën e një gramatike (edhe pse dialektet kanë një fjalor më të varfër se gjuha kombëtare), njëri dialekt nuk është zvetënimi i tjetrit, por duhet të kemi parasysh rolin social dhe politik që këto dy realitete gjuhësore do të marrin me kalimin e kohës. Fakti se, ironikisht, shqipja standard mund të shndërrohet në një dialekt dhe një nga dialektet ekzistuese mund të bëhet gjuhë standarde në të ardhmen, nuk duhet të na frikësojë… 

Gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm ndaj atyre që nuk e njohin dialektin e tyre dhe kërkojnë të na flasim vetëm gjuhën standard: dialekti është forma jonë “e parë”, ajo që më shumë se çdo gjë tjetër na lidh me origjinën tonë dhe komunitetin tonë. Disa nga dialektet e Shqipërisë kanë histori shumë të bukura (dialekti arbëresh p.sh.); histori që nuk duhen harruar, absolutisht. Mjafton të mendojmë se ata që kanë jetuar përpara nesh kanë folur në dialekt, e ne sot flasim ndryshe: secili dialekt, me pak fjalë, është një dëshmi. 

Burimi:www.shqiptariiitalise.com  / Përgatiti për ALVA – Vilma Dibra